Nga Bledi Mane-Public Enemy
1./
Pamjet horror sesi nxiret nga makina i plagosur prokurori i Durrësit Arjan Ndoi, ishin poshtëruese. Njeriu që qëndronte kryeneç në zyrën e tij apo në sallën e gjykatës kur jepte pretenca, sot u shfaq para nesh si mos më keq.
Prokurori gangster që mori më qafë pafajësinë dhe çliroi kriminelët, sot u pa i zvarritur tek lëngonte i plagosur duke na e neveritur burrërinë profesionale.
Më tepër sesa pamjet horror, mua më impresionoi mobilizimi i qytetarëve të rastësishëm teksa e ndihmonin prokurorin gangster për ti shpëtuar jetën.
E ngritën ashtu nga toka me plumba në trup jo për ta çuar në spital por për t’ia dorëzuar drejtësisë. Plagët e poshtërsive dhe të plumbave do ia shërojë vetëm vettingu.
Prokurorit Arjan Ndoi i uroj shërim të shpejtë dhe sa më shpejt në bankën e të akuzuarve. Pasi të jetë shëruar, pasi të jetë dënuar, pasi ti ketë thirrur trurit, pasi të na kërkojë falje të gjithëve… atëherë do e ftojmë për një ecje buzë detit në Gjirin e Lalzit.
Madje atëherë edhe Gjiri i Lalzit do jetë pastruar jo vetëm nga ujërat e zeza por edhe nga Berisha, Petrit Vasili, Ilir Beqja, Ilir Meta, Mustafa Nano, Andi Bejtja…
2./
Kush tjetër ka blerë shtëpi me lekët e krimit në Gjirin e Lalzit, në Gjirin e Kurvave?