osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Humbi jetën pas lindjes së djalit, dënohen mjekët që akuzohen për vdekjen e bashkëshortes së Alban Hoxhës

Humbi jetën pas lindjes së djalit, dënohen mjekët që akuzohen për vdekjen e bashkëshortes së Alban Hoxhës

Vdekja gjatë lindjes e bashkëshortes së portierit të Partizanit, Alban Hoxhës i hidhëroi të gjithë, por la një hije të rëndë dyshimi mbi mjekët që po e ndiqnin. Pas padisë që prindërit e të ndjerës Doriana Haka iu bënë mjekëve, ata janë dënuar me 400 mijë lekë gjobë.

Sipas familjarëve të Doriana Hakës ajo vdiq për shkak të moskujdesit dhe neglizhencës së mjekëve, gjykata ka gjobitur dy mjekët e maternitetit Elona Burba dhe Petrit Rexhepi.

Ekspertët mjekoligjorë kanë konstatuar se dy mjekët nuk ishin prezantuar me problemet që ajo kishte me zemrën dhe nuk kishin kryer konsulta mjekësore, duke shkelur kështu procedurat mjekësore.

Gjendja shëndetësore e Dorianës është përkeqësuar nga tromboza totale e sinuseve kavernoze të trurit në anën e majtë, gjë që mund të ketë shkaktuar arrest kardiak.

“Gjykata në përfundim të gjykimit konkludoi në vendimin e saj që mjeket të dënohen me nga 400 mijë lekë gjobë. I deklaron fajtorë gjykata për mjekim të pakujdesshëm, por masa e dënimit është 400 mijë lekë gjobë. Kjo gjobë u vihet të pandehurve në raste kur ka dëmtime dhe jo kur ka humbje jete”, tha avokati Bashkim Sulstarova për Tv Klan.

Kujtojmë se gruaja e portierit të Partizanit Alban Hoxha gjeti vdekjen në maternitetin Koço Gliozheni pas lindjes së fëmijës së saj të parë.