Ndarja e përgjegjësive mes mazhorancës dhe opozitës për krizën politike u diskutua me tone të ashpra mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘360gradë’. Pas replikave të njëpasnjëshme avokati i PD, Genc Gjokutaj degradoi me një fjalor banal ndaj juristes Enida Bozheku.
Enida Bozheku: Keni të drejtë kur thoni shumë herë që kryeministri është i papërgjegjshëm apo flet me forma arrogante. Por edhe opozita nga ana e saj ka kusuret e veta tek flet. Nuk është se opozita nga ana e saj ka përdorur një gjuhë më pak arrogante apo më pak të dhunshme. Po të ishte një opozitë që do të kishte një frymë të vërtetë reale.Opozita ka një kryetar? Zoti Basha është kryetar i opozitës? Opozita mban përgjegjësi keqqeverisje. Doli nga parlamenti, a do bënte protesta.
Genc Gjokutaj: Doli nga parlamenti se nuk ja varte kush. Bënte Ulsiu çfarë donte në Komisionin e Ligjeve. Ta bësh opozitën pjesë e rrumpallës është shumë e rëndë. Lërë opozitën. A kemi shtet njëherë? Jeni në vetë?
Enida Bozheku: Ne si qytetarë na intereson të kemi një opozitë të fortë?
Genc Gjokutaj: Opozita bëri aktin sublim. Opozita është në arrest me burg.
Enida Bozheku: Opozita me 13 tetor çfarë duhet të bënte, veprimi politik cili është?
Genc Gjokutaj: Mos merr përsipër mazhorancën.
Enida Bozheku: Nuk i dilet mazhorancës vetëm, me llafe retorike të një opozite.
Genc Gjokutaj: Kush është kjo opozitë, mos ja fut p*****s kot!