osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Çfarë premtoi Rama në takimin me Conte?!

Çfarë premtoi Rama  në takimin me Conte?!

“Për fat të keq Këshilli Europian nuk arriti të merrte vendimin e duhur për Shqipërinë, çka solli një mesazh dobësie”. Kështu deklaron kryeministri Edi Rama gjatë një konference të përbashkët me homologun e tij italian Giuseppe Conte.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë tha se Shqipëria do të vazhdojë në të njëjtën rrugë sa i takon integrimit të saj në BE. Teksa falënderoi për qëndrimin e Italisë sa i takon çeljes së negociatave për vendin tonë, Rama tha se shqiptarët po japin një kontribut në shtetin fqinj.

“Dua të përshëndes qëndrimin e Italisë për negociatat. Për fat të keq Këshilli Europian nuk arriti të merrte vendimin e duhur për Shqipërinë çka solli një mesazh dobësie. Ne do të vazhdojmë të njëjtën rrugë, do vijojmë bashkë me popullin. Ne besojmë se kemi shumë partnerë të fortë. Ka shumë shqiptarë që kontribuojnë dhe paguajnë taksat e vendit italian. 115 mijë shqiptarë mësojnë në shkollat italiane dhe 10 mijë studentë ndjekin studimet ketu me rezultate shumë të mira. Si profesor universiteti, kryeministri italian i ka njohur meritat e shqiptarëve këtu. Kjo vlen si një lloj falënderimi për integrimin që shqiptarët kanë mundur të arrijnë në Shqipëri.

Duhet parë dhe situata mbi çështjen e sigurimeve shoqërore. Do vazhdojmë në këtë bashkëpunim për të intensifikuar marrëdhëniet, për të arritur dakordësi për njohjen e sigurimeve shoqërore të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Itali. Qeveria shqiptare është koshiente për rritjen e numrit të italianeve në Shqipëri. Firmat private që operojnë në Shqipëri, që drejtohen nga italianë. Kemi arritur që të bashkëbisedojmë dhe për dhënien prioritet të firmave italiane që operojnë në vendin tonë. Kemi diskutuar për arbëreshët që jetojnë në Itali. Është një vlerë e shtuar kulturore i shtetit italian për morinë e vlertave kulturore që paraqet Italia, sa i takon zërit të Italisë, i cili ka një vlerë të padiskutueshme edhe në arenën ndërkombëtare lidhur me mbështetjen që i ka bërë Shqipërisë”, pohoi Rama.

I qartë në qëndrimin e tij ka qenë dhe kryeministri italian Giuseppe Conte, i cili i bëri thirrje qeverisë shqiptare dhe opozitës që të ulen në një tryezë për dialog, për zgjidhjen e krizës politike. “Opozita dhe qeveria të ulen në dialog që të zgjidhin krizën. Të duhet vendet, Shqipëria dhe Italia do të punojnë për nismat në biznese”, pohoi Conte.