Ish- ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar fill pasi gazeta “TemA” i zbuloi mashtrimin publik ku ai thoshte se i ati nuk kishte marrë pensionin që i takonte dhe ndërkohë sipas dokumenteve rezultonte që babai i tij, Xhemal Manjani, kishte tërhequr shumën në datën 16 tetor.
Manjani është detyruar të ndryshojë postimin origjinal dhe të thotë që nuk e kishte fjalën për pensionin e pleqërisë sepse atë e kishte marrë, por për KEMP-in.
Siç duket edhe nga historia e ndryshimit të postimit në rrjetin social Facebook, Manjani ka pranuar që dezinformoi shqiptarët me atë ç’ka kishte shkruar.
Ndërkohë, pavarësisht se ka ndryshuar qëndrimin tre herë, në komentin e tij të fundit ai thotë se ja vunë në dukje miqtë postimin.
Postimi i plotë
Në lidhje me “mashtrimin” që paskam bërë dje”.
============
Në vëmendje të gazetës Tema dhe jo vetëm.
=============
Dje, pasi fola rastësisht me tim atë më tha në tekst se po kthehej nga zyra e Postës tek ish stacioni i trenit, ku kish qenë për të marrë lekët, që i takojnë nga KEMP si invalid.
Në vijim bëra një status në faqen time personale ku shkrova ironikisht se “ç’ta ngatërroj babain me lajmin që qeveria si ka paguar 110 mln Euro Sigurimeve shoqërore”…
Të dyja këto ngjarje janë fakte të verifikueshme. Unë i lidha në një status për të theksuar këtë super skandal të Qeverisë që nuk derdh në llogarinë e Sigurimeve kontributet që jua ka mbajtur punonjëve nga paga!!!
Ky është thelbi i atij statusi.
Qesharakja është se, mora disa telefonata për të më sqaruar mua se si im atë e merr pensionin. Për më tepëer postieri i shkretë ishte kërcënuar se do e hiqnin nga puna.
Ajo konfermë që ka nxjerrë në gazetë, zyra e postës tregon se si im atë ka marrë pensionin e pleqërisë, nëpërmjet postës. Por unë nuk iu referova këtij pensioni, por ati të invaliditetit që duhej ta merrte dje paradite.
Ndaj atë akuzën për “mashtrim” ju lutem ti gjeni vendin, të nderuar postarë, gazetarë, portelarë e ça jeni pas !!!
E vërterta është që dje pasdite edhe pensioni i invaliditetit është tërhequr, por pas atij statusit tim, që gjithsesi provokoi reagime sqaruese e turfulluese në telefon…
Për këto që po shkruaj këtu mbaj përgjegjësi të plotë.
Mashtruesit, ju ftoj ti kërkoni tek ata që nuk kanë derdhur lekët e punonjësve tek llogaria e Sigurimeve Shoqërore. Dhe këtë nuk e kam shpikur unë, por e kam lexuar nëpër lajmet e ditës.
Me thënë të drejtën nuk e kisha përceptuar që paskësha qenë lajm kaq i madh dje me një status ironik, bazuar në ngjarje të vërteta.
Tani u njoha me këtë gjë, ndaj dhe po reagoj, me shpresë që të njëtjat media ta marrin këtë reagim e ta botojnë.
Veçanërisht ja kërkoj këtë gjë Mero Bazes.