osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Vërtet vandalët janë frymëzuesit tanë?

Vërtet vandalët janë frymëzuesit tanë?

Nga Alba Malltezi

Ndërsa Pashka katolike kaloi e ajo ortodokse është përpara nesh, jo shumë shpirtëra shqiptarësh ishin të qetë, të mbushur me mirësinë që kjo periudhë e vitit, në mijëra jetë njerëzim, qoftë pagan, ateik, e fetar, frymëzon.

E nëse me bukurinë e shpirtit modelojmë edhe ekzistencën tonë, këto ditë, në atdheun ku kemi fatin të lindim, pamë gjëra që për shtat nuk na shkojnë. Pak vende në glob e kanë arritur në përqindje të lartë lumturinë, e nuk janë as më të pasurit, as më të mëdhenjtë, e as më të fortët. E ne, me siguri, ende nuk kemi fatin të jemi mes tyre, edhe pse optimizmi, gjallëria, kreativiteti, sensi i mbijetesës dhe shpirti luftarak, nuk na mungon. Por që do të vinte një ditë që vandalë, të cilët egërsinë e tyre e veshën me ndjenja false patriotike apo gjoja varfërie, apo nënshtrimi politik, të frymëzonin një pjesë edhe intelektuale të popullsisë, këtë, me vështirësi arrij ta pranoj.

Kur malësorë si Isa Boletini, Shote e Azem Galica, Bajram Curri e shumë të tjerë, herë me pushkë e herë me penë, luftuan, mbrojtën, vuajtën për kufij e për liri, ekzistenca e tyre, figura e tyre, nuk kishte asgjë të përbashkët nga shkatërrues, njerëz të frikshëm e të dhunshëm, që portretin e tyre nuk e kanë skalitur as më shumë e as më pak, se portretet e dhunuesve, e trafikantëve, e keqbërësve fatkeqësisht edhe nga veriu i Shqipërisë, që mbushin burgjet e Londrës, Gjermanisë, Shteteve të Bashkuara. Por dhuna e tyre, në vende ku shteti ekziston, herët a vonë asgjësohet.
Në Shqipëri, këta maska të rrezikshme të shoqërisë, tentohet të bëhen heronj?

Ku po shkojmë? A kemi vërtetë nevojë të thërrasim në ndihmë, të quajmë bij kombi vandalët apo janë edhe këtë herë të njëmijtat justifikime e stërkëmbësha të shëmtuar ekonomiko-politikë që sa vijnë e po i shohim të përsëriten në formën më të shëmtuar që gjejnë?

Harruam protestën për armët kimike? Zhgënjimin që ishim të painformuar e u gjetëm të papërgatitur për një vendim që na prekte të gjithë? Harruam se si u ulëm këmbëkryq në bulevard e bëmë të logjikojnë qeveritarët? Apo u lodhëm duke luftuar me logjikë e inteligjencë e morëm e përdorëm më të shëmtuarat forma që s’na përkasin në këtë rrugën tonë të vështirë për civilizim.

Pasi Drejtësinë ua hoqëm nga dora fëmijëve tanë, pasi u kërkuam që të mos zbatonin atë që mësuan nga librat më të mirë juridikë, pasi u kërkuam vila, pasuri, toka, udhëtime jashtë, veshje luksi e çdo tjetër kompromis të pisët, tani Drejtësinë, mosnënshtrimin ndaj pushtetit, dëshirojmë t’ua lëmë në dorë vandalëve të shoqërisë? Po a i patë? I dëgjuat çfarë thanë? E mësuat diturinë, mençurinë apo ç’dreq tjetër kanë? Dhe përsëri ka mbetur ndonjë gjak shqiptari që t’i quaj akoma Djemtë e Kombit? E nga ata të marrë frymëzim?

Jo zotërinj, politikanë, shoqëri civile, gazetarë, analistë e çfarëdo të jeni e të dëshironi të quheni: Gjeni njerëz fisnikë, luftoni me zgjuarsi, vini me shpatulla pas muri e dorëzoni në Drejtësinë që po çel si embrion të keqen. Vetëm atëherë mund të themi se PO! Këta djem e vajza po na frymëzojnë. Janë të zgjuar e të drejtë. Do t’i ndjekim. Por deri atëherë, heshtni! Vandalët, injorantët e veglat e politikës, keqbërësit, mbajini për vete. Mund të shtroni darka e dreka përditë me ta, mund t’u ofroni përditë mish e raki. Por vandalët, as nuk kanë qenë në vite të viteve, e as kanë për të qenë frymëzues të njerëzve të mirë. Çfarëdo kombësie ata kanë./Shqiptarja.com