Me pamjen plot hire, ajo mund të ishte shumë mirë një modele, por ka zgjedhur një tjetër rrugë për të qenë pranë artit dhe botës së spektaklit: Pasionin për gatimin! Për ta çuar këtë pasion në një tjetër nivel, atë të një shefi të suksesshëm kuzhine që bën të lumtur njerëzit që shijojnë ushqimin e mirë!
Madalena Jozja është vajza me origjinë nga Shkodra, por e lindur në Selanik, e cila po “çmend” grekët me talentin e saj në kuzhinë, shkruan ShkodraNews.
22-vjeçarja ka studiuar 4 vite për kuzhinë në Greqi dhe tashmë është pjesë e garës në një prej konkurseve më të famshme të gatimit “Hell’s Kitchen”.
PER VIDEO KLIKONI: KETU
Madalena ka arritur të ngjisë me shpejtësi dhe sukses shkallët e këtij konkursi që sonte transmeton në Antena episodin e 5-të.
Familjarët e Madalenës thonë se ajo pasionin e gatimit e ka ushqyer që në fëmiri, e sot po shkëlqen në Greqi. Ndoshta në një të ardhme Madalenën e bukur do ta kemi një shefe kuzhine me famë edhe në Shqipëri.
Suksese Madalena! /ShkodraNews