Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar me detajet e rënda që dolën për shkatërrimin e celulës t.erroriste që vepronte në Shqipëri. Hoxha ka publikuar detaje për ‘kokën’ e grupit, që sipas Ardi Veliut, ishte turku Abdulselam Turgut.
Gazetari hedh dritë mbi lidhjet e forta të turkut me biznesmenë dhe njerëz me influencë të lartë në politikën tonë dhe tregon se si gjyqtari Gjin Gjoni e liroi, madje i gjetën edhe shtëpi tek kthesa e Kamzës.
Jo vetëm kaq, por i dhanë dorë që ai të arratisej pa lënë asnjë gjurmë për policinë. Sipas Hoxhës, pavarësisht se ishte i shpallur në kërkim, turku ka hyrë dhe ka dal përsëri në Shqipëri.
Postimi i plotë:
Abdulselam Turgut eshte bosi i trafikut nderkombetar te h.eroines i shpallur ne kerkim nga gjykatat gjermane qe me 21 nentor 2009, i akuzuar per trafikimin e 1.6 toneve h.eroine drejt Republikes Federale Gjermane.
Njeriu qe fshihet pas celules sekrete iraniane ne Shqiperi eshte a.rrestuar ne shkurt te 2011-es ne aeroportin e Rinasit, pas nje urdheri a.rresti nderkombetar shpallur nga Interpoli.
Gjyqtari Kreshnik Omari i gjykates se Tiranes vendosi masen e sigurise a.rrest me b.urg ne pritje te dosjes se ekstradimit nga Gjermania.
Por dy jave me vone, me 4 mars 2011, nje treshe gjyqtaresh te apelit drejtuar nga gjyqtari Gjin Gjoni, pavaresisht akuzave te Gjermanise dhe te pakten 5 shteteve te tjera te BE-se, e liruan bosin turk te d.roges ne a.rrest shtepie.
Madje e derguan ne nje apartament qe figuronte ne emrin e Gjin Pjetrit, ne katin e 8-te te nje pallati ende te paperfunduar te Kthesa e Kamzes.
Qe nga ajo kohe bosi turk u zhduk pa lene gjurme edhe pse ka patur informacion se per shkak te lidhjeve te tij te forta me narkot.rafikante te njohur ne Shqiperi, me biznesmene apo personazhe me influence ne skenen politike, ai ka hyre dhe ka dale serish nga vendi.
Ne marsin e 2011-es, u tha se u paguan jo pak por 1 milione dollare nga partneret, ortaket apo miqte e Turgutit ne Shqiperi qe ai te lirohej nga b.urgu. Ende nuk e dime kush saktesisht i mori ato para.
Por eshte fakt, se dy jave pas a.rrestimit, njeri nga boset e d.roges me te kerkuar nga Gjermania, u lirua me vendim te Gjin Gjonit, per te qendruar te shtepia e Gjin Pjetrit, nga ku u zhduk pa nam e nishan.
Eshte fakt se policia edhe pse e dinte kush ishte, nuk e ruajti kurre dhe as e mbajti nen mbikqyrje Turgutin duke i krijuar gjithe mundesine dhe lehtesine te largohej.
Eshte fakt se lajmi i a.rrestimit ne Rinas, gjykimit ne gjykaten e Tiranes dhe gjykaten e Apelit, u mbajt ne sekret te plot dhe larg syrit te medias.
Eshte fakt se media dhe opinioni publik e mesuan lajmin vetem ne Prill 2011, kur Abdulselam Turgut kishte nje muaj qe ishte zhdukur dhe prokuroria u kujtua se kishte ardhur dosja e ekstradimit nga Gjermania.
Ne ate kohe, Ministria e Brendeshme, Policia e Shtetit dhe Prokuroria heshten deri sa Turguti cau ferren.
As qytetari digital nuk kishte mundesi te denonconte skandalin e lidhjes se bosit te narkot.rafikut nderkombetar me zyrtaret e larte te policise, prokurorise, gjyqesorit, politikes dhe qeverise shqiptare, sepse ishte i zene me pune te tjera, qytetari digital ne ate kohe ishte vet kryeministri i Shqiperise.
Ndersa opoziten e asaj kohe e kishin vene ne “gjume” ca miq te perbashket te bosit turk te narkot.rafikut…
Me poshte keni pjesen e pare te emisionit Xhungel realizuar ne vitin 2011, qe tregon me detaje kush eshte Abdulselam Turgut, njeriu qe sot u tha se fshihej pas sulmit te deshtuar t.errorist te celules iraniane ne Tirane….