Ish-ministri i punëve të jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias ta se Presidenti francez Emanuel Macron do të jetë përgjegjësi i vetëm për çdo zhvillim të pakëndshëm në rajon pas refuzimit të çeljes së negociatave dhe vetos nga ana e tij, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Pas vetos së Macron, një është përfundimi i marrëveshjes së qeverisë Prespa: ai e minon atë dhe më pas citon rezultate negative të minimit të vet si justifikim”, shkruan Kotzias. Ai me homologun maqedonas arritën marrëveshjen e ndryshimit të emrit për shtetin fqinj, duke i dhënë fund konfliktit disa vjeçar.
Statusi i Kotzias
Pas vetos së Macron, një është përfundimi i marrëveshjes së qeverisë Prespa: ai e minon atë dhe më pas citon rezultate negative të minimit të vet si justifikim. Prandaj do të jetë përgjegjës për çdo zhvillim të pakëndshëm në rajon.