Fjalimi i deputetes Majlinda Halilaj prej disa ditësh po bën xhiron e rrjetet sociale dhe është kthyer në temë diskutimi nga të gjithë për nivelin e deputetëve që ne kemi në Kuvend.
Majlinda zuri vendin e Lulzim Bashës pasi ai dogji mandatin e deputetit dhe doli në rrugë bashkë me pjesën tjetër të opozitës.
Mirëpo tashmë po qarkullon edhe CV e deputetes Majlinda e cila është shumë e varfër dhe të gjithë kanë një pyetje: Pse Lulzim Basha e futi në listat e PD si kandidate për deputete?
Nuk dihet ende nëse Basha ka arritur ta shohë CV-në e Majlindës, të cilën ju mund ta shihni dhe më poshtë, ku Halilaj shënon se ka mbaruar arsimin e lartë, por nuk specifikon as degën, dhe as ndonjë punë që mund të ketë bërë gjatë jetës së saj.