Një aksident t.ragjik që ka lënë pas një v.iktimë ka ndodhur në aksin Elbasan-Tiranë. V.iktimë ka mbetur shoferi i automjetit tip Seat i cili dyshohet se ka bërë një parakalim të gabuar dhe si pasojë është përplasur me një kamion.
Gjatë natës v.iktima u identifikua si Elton Maçolli, 42 vjec, vëllai i deputetes së Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti. Ai punonte pranë bazës ajrorë të helikopterëve në Farkë.
Automjeti me targat AA 209 AR, me të cilin po lëvizte viktima ka qenë i modifikuar dhe punonte me benzinë-gas, gjë që ka bërë rrjedhjen e gazit pas përplasjes dhe më pas shpërthimin në flakë.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se automjeti tip Seat është gjetur me dyert e tavanin të hapura nga shpërthimi, ndërsa v.iktima është transportuar drejt m.orgut të Elbasanit.
Vetëm pak kohë më parë familja Maçolli ka h.umbur një prej vajzave të tyre. Vetë i ndjeri asokohe postonte një foto më të treja motrat e tij krahas të cilës shkruante: Do na mungosh shumë motra jonë e madhe.