osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

At Gjergj Fishta: Gomari i Babatasit (metamorfoza)

At Gjergj Fishta: Gomari i Babatasit (metamorfoza)

Nga Gjergj Fishta

“Gomari i Babatasit”, u botua në situatë që përkonte me beteja të ashpra politike rreth formës që do të merrte organizimi i ardhshëm shtetëror.

Kritika fishtjane me ashpërsinë e saj, që nuk fal askënd, lëshoi mbi kokat e deputetëve, ministrave, gjithfarë zyrtarëve të kohës, talljen, fyerjen, sharjen, nëmën e mallkimin, ironinë, sarkazmën, satirën. Për këto dhe shumë arsye të tjera, vlerat e këtij libri janë të shumëfishuara edhe në ditët tona

(Pjesë e poemës dramatike “Gomari i Babatasit”, botuar për herë të pare në shkodër, më 1923. Vepra u botua në krizat e mëdha politike e sociale në Shqipëri për çka Fishta nuk kursen kritikën ndaj keqbërësve dhe nëpërkëmbjes së vendit)

Ju rrugaça e sallahana
vagabonda, shakllabana,
rriqna t’ndyet, mikrobe të kqij
qi të mjerës ksaj Shqypni
thellë hi i keni në mushkni
pa dhimbë gjakun tuj ia pi,
por der kur, bre batakçi!

Bre coftina, kalbë mbi dhè
der kur ju, t’u tallë npër ne,
do t’na qelbni fis e atdhè?
Ah! Bre ju… nuk dij shka u kjoftë,
se tashma jemi tue u njoftë,
se kush jini e shka jini
se kah shkoni e se kah vini
plang e shpi se kah i kini
e sa pare ju ban gjaku:
se për ju, po, duhet laku,
për me u vjerrë o kund m’ndoi shpat!

Deri dje, pa kmishë mbi shtat,
me’i gjysë setre t’pa astar,
lshuemum krahve kalavar
e me’i komçë t’njitme në grykë:
pantallonat me “gjyslykë”
edhe kto lidhuna me’i spagë:
shtatit rreshkë e ba saragë,
t’tanë gordec e berbalec
pa ndo’i msim, e pa ndonji dije,
me’i fillore a nji iptadije,
erz e shpirt qitun nën themër:
turq a sllav a grek me zemër,
falun barkut veç Shqypnisë,
si ajo marrja e t’gjith njerzisë…
tuj u shitë ju për gjith treg,
sod na mbahi “Skandërbeg”,
e ngërhucë, goditë, limue,
rrue, qethë, pipirique,
tash n’”smoking”, e tash në “bon-jour”
ju, qi dje s’kishit ushkuer
me lidhë brekët me nder me thanë
m’sahan t’huej gjithmonë tue ngranë,
rrugën krejt na e keni xanë,
ke na shkoni pash e m’pash,
edhe besa me “gulash”
me “mafishe” e me “sultjash”,
me “kjumshtuer” e me “hashurè”,
“kofsha gjelash” ngreh kubure,
“tarator”, “pilaf me kos”,
“mish me qepë” e “majdanos”
“shishqebap”, “brizolla viçi”,
“kunguj t’mbushum”, “kuzuici”,
“kabuni”- e “muhalebi”.

Barku sod ju rri ju kodër,
kargatisë e bamun lodër:
dersa ata burrat e dheut,
qi për jetë e nderë t’Atdheut
kanë ra n’luftë si shqipe t’leta,
kanë shkri gjà e shpija t’veta,
tanë tuj dekë rrugave unit,
me iu dhimbë gurit e drunit.

Përse, po, kta matrahula,
kta shqiptarë, shqiptar kah ksula,
n’vend qi ju me u vu n’konop,
a se brinjt m’jau zbru me shkop,
a, mos tjetër, me u ngushtue
me xjerrë zhuri kund m’ndo’i prrue
për me shtrue ndo’i rrugë të shtetit
a me dlirë ndo’i skele detit,
lavjerrë buz’sh, harru si viça
kqyrin m’ju si t’ishi ogiça,
për me u prì udhës s’qytetnisë
e me i sjellë t’marën Shqypnisë.

Ani kush, pra, me i pri kombit:
ju, do pyka, bij prej llomit
qi “shqiptarë” vedit i thoni,
jo pse ju Shqipninë e doni,
jo pse ju ndo’i send kuptoni
shka asht Atdheu e shka asht Liria,
shka asht Vllaznija a Barasija,

Përparimi e Qytetnia,
veç pse ende deri m’sot
nji tyran s’po e gjeni dot,
nën kambë t’cillit ju me u shtrue,
se un tashma jam regjë me jue,
jau njof shpirtin deri m’palc,
pleh i ndytë me u bartun n’shalc
e me u qitë jashta Shqypnije!