Kaneclarja gjermane Angela Merkel u shpreh e keqardhur për vendimin negativ të dalë nga samiti i krerëve të shteteve të Bashkimit Europian për nisjen e bisedimeve për anëtarësim.
“Kur diskutuam hapjen e negociatave, fatkeqësisht nuk ishim në gjendje të arrinim një marrëveshje per Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Më vjen shumë keq për këtë vendim. Pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet, nëse do të përmbusheshin disa kushte, por nuk arritëm unanimitet mbi këtë çështje.
Do të vazhdojmë të diskutojmë këtë temë dhe kemi rënë dakord që para samitit te Zagrebit do t’i rikthehemi kësaj çështjeje.
Duhet të pranojmë që Maqedonia ka bërë shumë me çështjen e emrit. Edhe Shqipëria ka bërë shumë, merrni për shembull çështjen e vetting-ut. Por nuk arritëm të kishim vendim unanim për përarimet që kanë bërë.
Kur sheh hartën, e kupton se sa e rëndësishme që është këto vende të bëhen pjesë e Bashkimit Europian”,- tha Merkel.