Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Francës për të bllokuar çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Tanja Fajon nëpërmjet një postimi në Twitter ka zbuluar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk e morën dritën jeshile për negociatat.
“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk morën dritën e tyre të gjelbër për të hapur bisedime me BE dje. Besueshmëria e Unionit është shkatërruar.
Franca po luan një lojë të ndyrë politike dhe kam frikë se të gjithë do ta paguajmë çmimin. Kjo është e papranueshme!