osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dështon intriga “Berisha-Meta” për të përçarë demokratët në Parlament: Hajdari siguron firmat e 5 deputetëve, vuloset shkarkimi i presidentit

Dështon intriga “Berisha-Meta” për të përçarë demokratët në Parlament: Hajdari siguron firmat e 5 deputetëve, vuloset shkarkimi i presidentit

Dështon tentativa e Ilir Metës, Sali Berishës dhe Partisë Demokratike për të përçarë grupin parlamentar demokrat të kryesuar nga deputetja Rudina Hajdari. Pak ditë më parë disa deputetë të këtij grupi parlamentar firmosën që të emëronin deputetin Korab Lita në krye të këtij grupi, por gjithçka ka rezultuar një flluskë sapuni. Ka qenë kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili hodhi në “erë” planin e Metës dhe Berishës, teksa refuzoi kërkesën e Korab Litës, që pretendon se është zgjedhur drejtues i grupit të deputetëve të djathtë në Kuvend.

Në fund të seancës plenare të Kuvendit, Ruçi u shpreh se në zyrën e tij kishte disa kërkesa. Së pari kishte shkuar kërkesa e Korab Litës, që njoftonte se ishte zgjedhur kryetar grupi. Së dyti ishin kërkesat e dy deputetëve Halit Valterit dhe Fatjona Dhimitrit, që kanë hedhur poshtë pretendimin se Rudina Hajdari është shkarkuar. Këtë fakt sipas Ruçit, e ka konfirmuar edhe nënkryetari i Parlamentit, Myslim Murrizi. “Nga grupi parlamentar demokrat më kanë ardhur disa njoftime. Së pari më ka ardhur një kërkesë ose njoftim për ndryshime në drejtimin e grupit parlamentar demokrat që deklarojnë si kryetar grupi Korab Litën. Deputetët e tjerë, Halit Valteri dhe Fatjona Dhimitri më kanë drejtuar shkresë për të më vënë në dijeni se ky vendim nuk është marrë. Deputeti Murrizi dhe Hajdari konfirmojnë të njëjtën gjë”, deklaroi ai.

Hajdari siguron firmat e 5 deputetëve

Por përveç faktit që disa deputetë kanë mohuar se kanë hedhur firmat kundër Rudina Hajdarit, bie në sy edhe fakti se disa deputetë të tjerë kanë shprehu interes për t’iu bashkuar grupit demokrat të drejtuar nga deputetja Rudina Hajdari. Kjo u bë e ditur nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili deklaroi se janë depozituar 5 kërkesa të reja nga deputetët e pavarur që të bashkohen me grupimin e demokratëve me kryetare Rudina Hajdarin. “Kam 5 kërkesa nga Majlinda Halili, Krenar Rryçi, Vasil Steriovski, Elda Hoti, që deklarojnë pjesëmarrjen e tyre në grupin parlamentar demokrat. Riformatoni grupin parlamentar zotërinj që keni kërkuar dhe unifikoni qëndrimet sipas rregullores që miratoni dhe është e drejta juaj të caktoni drejtuesin që dëshironi”, nënvizoi ai.

Rudina Hajdari e priti me duartrokitje vendimin e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, për të kthyer mbrapsht ndryshimet e kërkuara nga Korab Lita. Në fakt, Rudina Hajdari forcon pozitat në radhët e të djathtëve për të vijuar drejtimin e grupit demokrat në Kuvend. Me bashkimin e pesë deputetëve të rinj, përfshirë dhe dy deputetët Valteri dhe Dhimitri, numri i mbështetësve të saj shkon në tetë deputetë, ndërsa Korab Lita, të paktën deri tani, mbetet me pesë mbështetës. Pra, përmes kësaj lëvizje taktike të Rudina Hajdarit dhe deputetëve pranë saj, dështoi plani i Berishës dhe Metës për të përçarë demokratët në Parlament.

Vuloset shkarkimi i Metës

Por çimentimi që deputetja Rudina Hajdari i bëri grupit demokrat, është një shuplakë për presidentin Ilir Meta, në kushtet kur ky i fundit kishte nisur tentativat për të t’i përçarë ata dhe për t’i bërë për vete, në mënyrë që të votojnë kundër shkarkimit të tij si president. Disa deputetë nga këta që janë përplasur me zonjën Hajdari kohët e fundit, njihen si mbështetës së ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të shtetit. Madje, për këtë të fundit, deputeti Alban Zeneli deklaroi në komisionin hetimor se nuk ishte nevoja të niste hetim për Metën, për sa kohë që nuk është ngritur Gjykata Kushtetuese. Ndërkohë që, deputeti Korab Lita njihet si mbështetës i Berishës, pasi dje teksa ishte duke folur në Kuvend mori në mbrojtje ish-kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziu, ndërsa hodhi akuza në adresë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe kreut të grupit të PS, Taulant Balla. Pra, me mbështetjen që po merr Rudina Hajdari, vuloset edhe shkarkimi i presidentit Ilir Meta, pasi gjasat që të bëhen 94 vota në Parlament janë të mundshme matematikisht. /Rigels Seliman