Sot vendoset fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për negociatat me BE. Që prej ditës së djeshme po zhvillohet samiti i 17-18 tetorit ku janë pjesëtarë liderët e 28 vendeve të BE-së, të cilët do të vendosin lidhur me çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Një ditë më parë Presidentja e Zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u shpreh se negociatat janë vështirë për t’u hapur tani në tetor por ende nuk është thënë fjala e fundit.
Ndryshe mendon Presidenti i PE, David Sassoli, i cili në një deklaratë për mediet u shpreh se është shpresëplotë që sot të çelet drita jeshile, pasi sipas tij Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë punuar dhe i kanë përmbysur detyrat e tyre. Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama po bën përpjekjet e fundit diplomatike. Bashkë me Zaevin ata kanë vijuar takimet me drejtuar në BE në përpjekje për të marrë një “Po” sot.
Hahn tha se kundër janë 3 vende dhe po punohet me to. Ndërkohë një ditë më parë Macon nuk u bind për hapjen e negociatave për Shqipërinë edhe pas tentativave të Gjermanisë.