Deputetja Majlinda Halilaj, e cila ka marrë në Kuvend mandatin e Lulzim Bashës, një ditë më parë në seancën plenare nuk mundi të lexonte dot ato që kishte shkruar vetë. Kjo ishte hera e parë që ajo fliste në Parlament dhe siç mund ta dëgjoni, më shumë ka belbëzuar se sa ka folur.
Por çfarë ka bërë ajo pas këtij fjalimi?
Deputetja Majlinda Halilaj ka bërë një postim në rrjetet sociale, të cilin e ka fshirë pak minuta më vonë. Halilaj e justifikuar këtë performancë skandaloze, me një problem që ka me syrin. Madje ajo shprehet se çdokush gabon. Siç vihet re edhe postimi në Facebook, as postimi nuk është shkruar në rregull.
“Gabimet janë për njerëzit çdo kush gabon nuk është perfekt …por çdo gabim ka një arsyje…nuk gjykohet njëri nga gabimet por nga mendimet që ka…sot për arsyje shëndetsore të problemit me syrin nuk isha e qartë për publikun”, është shprehur ajo.