Kampioni i Ballkanit në sportin e xhudos, Indrit Çullhaj ka folur së fundmi në lidhje me teorinë se përpara çdo ndeshje meshkujt nuk duhet të kryejnë marrëdhënie s.eksuale.
I ftuar në “Ditë e re”, Çullhaj u shpreh se ajo periudhë zgjat 10 deri në 15 ditë. Teksa u pyet për teorinë e 24 orëve, ai tha se nuk bën s.eks për 10 ose 15 ditë për të qenë në formë në ndeshje.
Biseda në studio
Kelvi Kadilli: Është teoria konspirative që thotë se sportistët e suksesshëm nuk duhet të bëjnë s.eks 24 orë para ndeshjes. E aplikon këtë gjë?
Indrit Çullhaj: Po e aplikoj. Por jo 24 orë, kush e tha? Janë 10 ditë, 15 ditë.
Kelvi Kadilli: Nuk duhet të bësh s.eks 10 ditë që të jesh mirë?
Indrit Çullhaj: Mos mi bini telefonit për 10 ditë (qesh). Është normale. Për sportin e xhudos që është agresiv gjithë kohës, edhe truri, mendja, lëvizjet janë gjithë kohës agresive.
Kur rri me një femër zbutesh dhe kur shkon atje do fillosh nga e para që të bëhesh më i fortë, je edhe më i fokusuar, të gjitha ndikojnë nga pak.