Regjisori i njohur Pirro Mani dhe bashkëshortja e tij aktore, Pavlina Mani, prej 17 vitesh janë larguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kanë krijuar një jetë të re.
Ata kanë qendruar larg zhvillimeve në Shqipëri dhe pak lajme ka prej tyre. Së fundmi gazetari Dalip Greca ka bërë një vizitë në shtëpinë e tyre, dhe ka postuar disa foto.
“Sot paraditë, së bashku me Veiz Belliun, ishim mysafirë të mirëpritur tek miqtë tanë të mirë, artistët e shquar Pirrro Mani dhe Pavlina Mani, që jetojnë në Harrison, New York.
Na pritën sic dijnë ata, me bujari dhe ngrohtësi.
Biseduam për më shumë se dy orë për artin, historinë, skenën, fare pak për politikën, nuk ia vlen të humbësh kohë me të. Pavlina ndërkohë e shtroi tavolinën që në krye të herës. Faleminderit miq!”, shkruan Greca.