osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Intrigë e Metës për të bllokuar Kushtetuesen?! Dekreton prokurorin me probleme sigurie si “mashkullin e vetëm kandidat”

Intrigë e Metës për të bllokuar Kushtetuesen?! Dekreton prokurorin me probleme sigurie si “mashkullin e vetëm kandidat”

Presidenti përzgjedh për të emëruar anëtar të Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçin, prokurorin më me pak pikë mes kandidatëve dhe që rrezikon seriozisht të mbetet në “rrjetën” e Vettingut. Një skenar për të bllokuar ngritjen e institucionit më të lartë gjyqësor, me qëllimin e vetëm për të vënë para përgjegjësisë mazhorancën si bllokuese e ngritjes së drejtësisë së re dhe shtyrë më tej shyqrtimin e shkarkimit të tij, pas vendimit të Kuvendit

Ilir Meta ka dekretuar emërimin e Prokurorit Besnik Muçi si anëtar të Gjykatës Kushtetuese, duke e dërguar menjëherë emrin e tij në Kuvendin e Shqipërisë për ta votuar.

Përpos argumenteve të tjera të shpjeguara në dekretin e emërimit të Besnik Muçit, si magjistrat, me profil të lartë profesional dhe si një njeri që e ka kryer me ndershmëri detyrën, ka evidentuar dhe një fakt tjetër, të qenit mashkull mes tre kandidateve të tjera femra në listë.

“Besnik Muçi është i vetmi kandidat magjistrat (Prokuror) i përfshirë në tri vendet e para të listës së kandidatëve për plotësimin e kësaj vakance dhe në kushtet kur ai është dhe kandidati i vetëm i gjinisë mashkullore, atëherë këto janë disa arsye më shumë ligjore e objektive për përzgjedhjen e kësaj kandidature duke plotësuar njëkohësisht dhe kërkesat dhe frymën që dikton ligji”, deklaroi Meta në relacionin shpjegues të dekretit.

Duke qënë se ka Muçi numrin më të vogël të pikëve mes tre kandidatëve të parë, përzgjedhja që ka bërë Ilir Meta, në krye të herës ka në bazë një argumentim maskilist, ku përjashtohen femrat që janë sipër tij për nga numri i pikëve të grumbulluar nga profesionistët.

Por një përzgjedhje e tillë e Metës është dhe një mënyrë tepër e sofistikuar për të mbajtur të bllokuar dhe për shumë kohë ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, një ndër kushtet e vëna dhe nga Gjermania për negociatat.

Bëhet fjalë për faktin se prokurori Besnik Muçi ende nuk i ka kaluar të gjitha shkallët e procesit të Vettingut, në mënyrë që të plotësojë tërësisht kushtin e një prokurori të kompletuar sipas ligjit, për të fituar vendin si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Një dokument sekret nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, mund ta nxjerrë përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë prokurorin Besnik Muçi, i cili u dekretua nga Meta për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Ky dokument sekret do të përdoret gjatë rishqyrtimit të çështjes së tij në Komisionin e Posaçëm të Apelimit dhe mund të shërbejë dhe si një element bazë për rrëzimin e tij në këtë komision dhe për pasojë të përjashtohet përfundimisht nga sistemi i drejtësisë.

Një tjetër problem për Muçin mbetet edhe mosjustifikimi i pasurisë që mund t’i japë goditjen tjetër për nxjerrjen e tij nga sistemi i drejtësisë, përjashtim që njëkohësisht ul edhe mundësitë për krijimin e shpejtë të Gjykatës Kushtetuese, pasi vendi në këtë institucion mbetet sërish vakant.

Për prokurorin Besnik Muçi, Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 1 tetor seancën gjyqësore për ankimin e paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit të KPK, që konfirmoi në detyrë prokurorin.

Komisioneri kishte kërkuar marrjen si provë të dokumentit sekret të përcjellë nga DSIK dhe trupi gjykues në KPA, me shumicë votash, vendosi të pranojë kërkesën për marrjen si provë të informacionit të përcjellë nga DSIK si dhe vendosi t’ia përcjellë këtë dokument subjektit të rivlerësimit, pasi të kenë përfunduar procedurat e deklasifikimit të tij.

Trupi gjykues vendosi t’i kërkojë DSIK që në një kohë sa më të arsyeshme, brenda limitit kohor prej 15 ditësh të përcaktuar me ligj, të kryejë deklasifikimin e dokumentit të konsideruar “sekret”. Në pritje të përgjigjes së organit kompetent, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën

gjyqësore për në datën 16 tetor. Pikërisht ditën e sotme DSIK e ka bërë deklasifikimin e dokumentit sekret.

Nëse Muçi nuk kalon Vettingun, ndryshe nga sa shprehet Meta, me këtë përzgjedhje të bërë nga kreu i shtetit, kjo vakancë digjet dhe duhet të rikthehet dhe një herë gara nga e para, duke vonuar kështu sërish ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Për pasojë Meta vonon dhe trajtimin e shumë çështjeve që presin zgjidhje prej saj, siç janë edhe ato më të debatuarat, si kontestimi i zgjedhjeve të 30 qershorit nga shoqatat e bashkive dhe vetë shkarkimi i Presidentit, proces i ndërmarrë nga Kuvendi.

Besnik Muçi u zgjodh për vakancën e shpallur më 7 shkurt 2018 nga Presidenti, për të cilën Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kishte pranuar katër kandidatura, konkretisht të renditur sipas pikëve nga Arta Vorpsi, Elsa Toska, Besnik Muçi dhe Regleta Panajoti.

Sipas ligjit, kreu i shtetit duhet të zgjidhte një nga tre të parët, pra Vorpsi, Toska dhe Muçi. Por, ligji parashikon që nëse Presidenti nuk zgjedh të parin, duhet të japë argumente bindëse për zgjedhjen e të dytit ose të tretit.

Meta ka zgjedhur pikërisht të tretin dhe pasi ka bërë një jetëshkrim të panevojshëm të prokurorit Muçi për karrierën e tij, ajo është vlerësuar nga KED për pikët e marra për secilin kandidat, ka dhënë disa argumente se pse zgjodhi pikërisht të fundit, mes të cilave faktin se është mashkull./Pamfleti