Takimi me kancelaren Angela Merkel nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimin e Presidentit të Francës për hapjen e negociatave për Shqipërinë.
Macron është i prerë kur thotë se në fillim duhet reformimi i BE dhe më pas vendimmarrja pozitive për negociatat.
“Kemi ende gjëra për të finalizuar, më pas vijnë negociatat. Negociatat për Shqipërinë e Maqedoninë pas reformimit të Bashkimit Europian. Duhet të ndryshojmë procedurën e pranimeve të mëtejshme në Bashkimin Europian”, tha ai.