Nuk është hera e parë që në urbanet e Tiranës ndodhin skena të tilla. Ditën e djeshme në urbanin e “Tiranës së Re”, një i moshuar ka ngacmuar s.eksualisht me lëvizje të turpshme një vajzë të mitur.
Në një video të mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA, shihet sesi një i moshuar ngacmon s.eksualisht vajzën e mitur duke e prekur atë në zonat i.ntime. E mitura qëndron në këmbë dhe nuk bën dot asnjë lëvizje pasi urbani është plot.
Sipas qytetares, një vajzë e cila po e shihte të gjithë skenën, i thotë të miturës që të lëvizë dhe të mos rrijë më ashtu, duke e shpëtuar nga ngacmimi i rëndomtë dhe i turpshëm i të moshuarit.
Qytetarja që ka filmuar këtë rast ka shprehur shqetësimin e saj për situata të tilla që ndodhin pothuajse përditë në urbane.
Skandal në urbanin e “Tiranës së Re”/ I moshuari prek në zonat intime të miturën, ajo e frikësuar nuk bën zë on Vidnews.