Ish-presidenti i Bundestagut gjerman Norbert Lammert i pranishëm në ceremoninë e 10 vjetorit të Fondacionit “Konrad Adenauer”, tha se nuk mirëpriti vendimin e opozitës për djegien e mandateve sepse ata ndërmorën sipas tij atë veprim ngaqë nuk iu pëlqeu rezultati i zgjedhjeve.
“Dhe në këtë gjendje konkurence, nuk më pëlqen bojkoti, çdo gjë është e përkohshme, një vendim është i vlefshëm sot sepse për të ka pasur një shumicë që mund të korrigjohet nesër me një shumicë demokratike. Kjo është detyrë e rëndësishme e edukimit politik që të iluminojë situata të tilla pasi është e vështirë që më vonë të riaktivizohen këto këndvështrime. Nëse këto nuk kihen parasysh”, tha ndër të tjera ish-presidenti i Bundestagut gjerman, Norbert Lammert.
Ndërkohë, gjatë deklaratës së Lammert të pranishëem ishin dhe kryedemokrati Lulzim Basha dhe Presidenti Ilir Meta.