Dje në mesditë përmes një njoftimi në rrjetet sociale ish-nënkryetari i Bashkisë së Kamzës, Korab Lita ka njoftuar se ka marrë drejtimin e grupit parlamentar demokrat. Një goditje e beftë, ku askush nuk po kuptonte se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Në fakt, më pas Rudina Hajdari doli edhe e përgënjeshtroi duke u shprehur se ishte ajo në krye të grupit.
Sot përsëri Hajdari i përgjigjet Litës se ka ushtruar presion ndaj deputetëve përfshirë edhe Fatjona Dhimitrin e cila ka tërhequr firmën e saj.
Hajdari shkruan:
“Përveç një protagonizmi të shëmtuar mediatik, Korab Lita dhe gangsterët e tij, kanë ushtruar presion ndaj deputetëve, përfshirë edhe zj. Fatjona Dhimitri, e cila ka firmosur, për tërheqjen e këtij puçi. Pamjet filmike të disponuara nga zyrat e Kuvendit do t’i çohen Prokurorisë.”