Shqipërisë i është ndezur një dritë jeshile për kualifikimin në Europianin e 2020, pasi ekzton mundësia e një përjashtimi të Turqisë dhe kuqezinjtë do kishin shanse ideale. Megjithëse matematikisht jemi jashtë gare, një variant i ri po diskutohet. Kështu, nëse Turqia nuk largohet nga Siria për luftën kundër kurdëve, atëherë mund të largohet edhe nga UEFA.
Nëse kjo do të ndodhë, atëherë vendin e saj e merr vendi i tretë më i mirë. Të paktën ky është varianti që ka dhënë mbreme ish-arbitri i njohur, Lorenc Jemini për “Procesi Sportiv”.
Ai tha:
“Shqipëria duhet të luftojë për vendin e tretë. Sot është folur edhe për një variant tjetër. Turqia nëse nuk tërhiqet nga Siria, atëherë mund të largohet edhe nga UEFA. Në këtë mënyrë, do të shkojë vendi i tretë më i mirë. Nuk i dihet. Është përfolur sot pasdite për këtë variant. Gjithsesi ne duhet të fitojmë ndeshjet për të kaluar edhe në një vazo më sipër. Sa i përket festës ndaj nesh të turqve, ka vetëm vendim disiplinor”.