osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nga Edi Rama: Shije e ulët në letërsi

Nga Edi Rama: Shije e ulët në letërsi

Nga Edi Rama

Vendimi i Akademisë Suedeze për dhënien e çmimit Nobel në Letërsi Peter Handke-s javën e kaluar, ishte një veprim tronditës që duhet të shqetësojë jo vetëm botën letrare, por edhe atë politike.

Autori austriak është një mbështetës i vjetër i ish-liderit nacionalist serb, Slobodan Milosheviç dhe një mbrojtës i fushatave të tij të gjenocidit në luftërat në ish-Jugosllavi gjatë viteve 1990. Pavarësisht shfaqjes së provave të forta në lidhje me krimet e regjimit serb, Handke arriti deri aty sa të merrte pjesë në gjyqin e ish- diktatorit në Hagë dhe, më vonë, në funeralin e tij.

Mbrojtësit e vendimit të Akademisë Suedeze kanë pretenduar se pikëpamjet e Handke-s duhet të veçohen nga aftësitë e tij unike artistike dhe kontributet e tij në letërsi.

Disa prej tyre kanë argumentuar se qëllimi i shkrimtarit austriak ishte gjithmonë që të provokonte dhe se bindjet e tij politike të pazakonta duhet të shihen si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të ndezur debat dhe mendim të lirë politik nga kufizimet e tepruara.

Veçimi i veprës letrare të Handke-s nga politika e tij do të ishte një gabim i madh.

Duke pasur parasysh miratimin e tij për regjimin e Milosheviçit dhe mohimin lidhur me viktimat e gjenocidit, spastrimit etnik dhe torturave, vepra e Handke-s është thellësisht politike.

Shembulli më i vrazhdë i një rrëfimi të Handke-s ilustrohet në librin “Udhëtimi drejt lumenjve: Drejtësia për Serbinë”, i botuar në 1997, ku ai dokumenton jetën e përditshme të serbëve vendas pas përfundimit të luftërave ballkanike të fillimit të viteve 1900.

Siç edhe Handke përmend në epilog, arsyetimi i tij nuk ishte të mblidhte “fakte djallëzore “, por të sillte një narrative motivesh që do të mbështeste paqen.

Serbët që paraqiten në narrativën e Handke-s janë shpirtra të zakonshëm, të varfër dhe të pafajshëm që flenë në bodrume pa ngrohje. Ai i përshkruan ata duke ngrënë sarma (lakër të mbushur) dhe kajmak (krem djathi) dhe duke pirë verë nga Smederevo, “ku Danubi rrjedh pa zë”. Në rrëfimin e tij, këta janë njerëz janë plagosur thellësisht nga përçmimi i pjesës tjetër të Europës , që u ktheu shpinën.

Sidoqoftë, duke u përqëndruar në përvojat e përditshme të serbëve lokalë, Handke anashkalon tragjedinë e grupeve të tjera etnike në rajon dhe përforcon narracionin e “gabuar” serb të udhëhequr nga Milosheviçi, pushtet i të cilit u nxit nga ideja se qytetarët serbë ishin viktimat që duhej të ngriheshin në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit të tyre.

Handke të befason me heshtjen e tij kur vjen fjala për rolin qendror të Serbisë në tragjedinë ballkanike të viteve 1990, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë dhe Bosnje-Hercegovinë.

Ai i paraqet mizoritë e kryera nga regjimi i Milosheviçit si pretendime nga media perëndimore, në vend të fakteve të rënda të dokumentuara nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.

Duke shpërfillur faktet e rënda, Handke siguron një amnisti të nënkuptuar dhe falje për sjelljen gjenocidale të liderit serb. Ai gjithashtu është duke u përpjekur të rishkruajë historinë.

Shpërfillja e ambicieve hegjemoniste të Serbisë dhe e gjenocidit të mbështetur nga shteti, i lejon atij të paraqesë Slloveninë dhe Kroacinë si nismëtaret e shpërbërjes së Jugosllavisë dhe t’ia atribuojë Milosheviçit meritat e paqes post Dejton në Jugosllavi.

Veprimtaria e Handkes nuk mund të shkëputet nga shërbimi politik që ai i bëri udhëheqësit serb. Pamfletet e tij politike nuk janë letërsi – ato janë thirrje për urrejtje, që përforcojnë paragjykimet.

Nuk ka dyshim se Handke duhet të lexohet, studiohet dhe diskutohet.

Por, vlerësimi i punës së tij mbi kandidatët e tjerë më të merituar për çmimin Nobel ishte një gabim i pakujdesshëm.

Ashtu siç shprehet edhe autori dhe kritiku letrar Hari Kunzru se “ai është një shkrimtar i shkëlqyeshëm, i cili kombinon mprehtësinë me një verbim tronditës etik”.

Çmimi Nobel nuk do ta bëjë Handken një shkrimtar të madh. Në përzgjedhjen e autorit austriak, Akademia Suedeze thjesht ka arritur vetëm të zvogëlojë vlerën e çmimit duke u përfshirë në një skandal tjetër që do të dëmtojë reputacionin e saj gjatë dekadave të ardhshme.

* Opinion i Kryeministrit Edi Rama, shkruar për https://www.politico.eu/article/peter-handke-nobel-prize-literature-edi-rama/