Një aksident tragjik u ka marrë jetën dy adoleshentëve në Orangetoën të SHBA. Një nga viktimat është 17-vjeçari me origjinë nga Shqipëria Altin Nezaj, ndërsa viktima e dytë e këtij aksidenti tragjik sipas mediave amerikane është 15-vjeçarja Saniha Çekiç.
Në makinë së bashku me dy viktimat ishte edhe shoferi i cili ka marrë plagë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. I riu shqiptarë dhe vajza 15-vjeçare po udhëtonin në një makinë Porsche të drejtuar nga 17-vjeçarja Aisha Radonçiç.
Aksidenti ndodhi në rrugën 304 afër Crooken Hill, ku makina ku gjendjet edhe i riu shqiptar u përplas me një tjetër mjet tip Volkswagen Jetta. Pas përplasjes makina tip Porsche doli nga rruga dhe ra nga mbikalimi në shinat e trenit.