Këngëtari i suksesshëm, Alban Skenderaj së fundmi ndodhet në Itali së bashku me familjen e tij. Pas koncertit në Firenze, të shtunën Albani do të mbajë një koncert në teatrin Aglianes.
Por pas këtyre koncerteve të rëndësishëm, Albani do të vijë në Shqipëri dhe ku do të nderohet me një çmim të rëndësishëm gjatë një eventi për promovimin e gjuhës italiane nga Ambasada Italiane në Shqipëri.
‘Jam i bindur se shume nga ju, ashtu si une, ne menyre direkte apo indirekte jane influacuar dhe frymezuar ne jete nga kjo gjuhe melodioze dhe ky shtet i cili ka qene, eshte dhe do te jete mik i shqiptareve. Me krenari mund te them tashme se shqiptaret qe jetojne ne Itali jane intergruar ne menyre shembullore ndersa ata qe jetojne ne Shqiperi si per muziken, kinematigrafine, moden, ushqimin etj e ndjejne Italine afer me shume se cdo shtet tjeter’, tregon ndër të tjera Albani në Instagram.