osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ngjela dhe Spahiu: Venecia i dha shuplakë Metës! Njeriu që i shpëtoi disa herë drejtësisë po del me dhunë nga politika, koha të ndiqet penalisht

Ngjela dhe Spahiu: Venecia i dha shuplakë Metës! Njeriu që i shpëtoi disa herë drejtësisë po del me dhunë nga politika, koha të ndiqet penalisht

vokati Spartak Ngjela dhe ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, kanë deklaruar dje se Komisioni i Venecias i dha një goditje shumë të fortë presidentit Ilir Meta. Edhe pse Presidenca dhe mediat pranë saj e interpretojnë vendimin sipas interesit, për dy juristët, Venecia e tha qartë se Meta ka shkelur Kushtetutën.

Juristi dhe ish-nënkryetari KLD, Kreshnik Spahiu u shpreh se presidenti Ilir Meta i ka shpëtuar shumë herë përballjes me drejtësinë, duke shtuar se tashmë erdhi koha që ai të dalë me dhunë nga skena politike. Në një reagim për gazetën “SOT”, Spahiu deklaroi se Meta shkeli Kushtetutën duke dekretuar dy data zgjedhjesh, duke theksuar se me raportin e Komisionit të Venecias drejtësia do e këtë më të lehtë hetimin e kreut të shtetit.

“Shkatërrimi i modelit Meta, mision historik! Në fakt nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Do të duhej përfshirja e organizmave të huaja që ta nxirrnin Ilir Metën nga politika. Njeriu i cili i ka shpëtuar disa herë drejtësisë shqiptare për krime të rënda tashmë po largohet për dhunim të Kushtetutës. Kishte dhunuar çdo gjë në 30 vjet dhe pa i hyr gjëmb në këmbë dhe për këto arsye nuk i duket abuzim të caktosh 2 data zgjedhjesh. Por tashmë drejtësia shqiptare do ta ketë më të lehtë sepse Komisioni i Venecias ka bërë gati verdiktin”, tha Spahiu. Më tej ish-kreu i AK renditi të gjitha shkeljet që ka kryer Ilir Meta dhe që janë konstatuar edhe nga Komisioni i Venecias. “Në opinionin e Komisionit të Venecias rezultojnë disa konkluzione të qarta: Ilir Mera ka tejkaluar kompetencat e Kushtetutës për caktimin e datës së zgjedhjeve, pasi dita e zgjedhjeve duhet përkojë brenda mandatit kushtetues të pushtetit lokal dhe jo 6 muaj më vonë; Ilir Meta ka abuzuar me detyrën pasi ka caktuar dy data zgjedhjesh; Ilir Meta sipas Komisionit të Venecias ka shkelur parimin e periodicitetit në caktimin e datës së zgjedhjeve çdo 4 vjet dhe jo çdo 4 vjet e gjysmë. Ilir Meta sipas Komisionit të Venecias ka shkelur rëndë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut duke i penguar me dy dekrete që ata të votojnë në 30 qershor; Ilir Meta sipas Komisionit Venecias duhet hetuar nga drejtësia penale së bashku me krerët e opozitës për pengim të votuesve që ata të ushtronin të drejtën për të votuar”, tha Spahiu.

Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi më tej në reagimin për gazetën se, Venecia konstatoi që Meta ka abuzuar me detyrën, ku theksoi se komisioni hetimor duhet të thellojë më tej hetimet dhe të shkarkojë nga posti i presidentit Ilir Metën. “Si konkluzion Komisioni Venecias shprehet qartë që presidenti Meta ka abuzuar me detyrën, por anashkalon çështjen e shkarkimit. Kjo ndodh sepse është jashtë kompetencave të Komisionit të Venecias që të adresojë rekomandime për shkarkim të krerëve të shteteve. Kjo do krijonte precedent negativ në paanësinë e Komisionit të Venecias. Shkarkimi apo procedimi penal i presidentit është çështje e brendshme e Shqipërisë. Ajo çfarë do sugjeroja unë ligjërisht, do ishte thellimi i komisionit hetimor edhe në çështje të tjera të veprimtarisë të Ilir Metës si president. Gjithsesi zgjerimi i hetimit është vendimmarrje e Kuvendit. Le të shohim nëse Partia Socialiste do e tolerojë dhe do bëjë një pazar të radhës me Ilir Metën”, tha Spahiu.

Në të njëjtën linjë me Kreshnik Spahiun ka qenë edhe avokat Spartak Ngjela. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ngjela u shpreh se Venecia e konfirmoi qartë që presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën. Avokati deklaroi më tej se raporti i Komisionit të Venecias e ndihmoi vendin në ecurinë e reformës në drejtësi për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. “Venecia konfirmoi mendimin juridik shqiptar: Meta ka shkelur Kushtetutën. Që në fillim duhet thënë se mendimi i specializuar i Komisionit të Venecias e ndihmon realisht Shqipërinë në ecurinë e saj në luftën kundër korrupsionit. Shqipëria është në prag të ndryshimit të madh. Edhe Kosova po ashtu. Por Shqipëria është në situatën më delikate: Kushtetuta dhe ligjet e miratuara sipas saj në këta tre vjetët e fundit, e eliminojnë të gjithë klasën politike të korruptuar”, u shpreh Ngjela. /Elisjeda Kiko