osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Mos e quani k*rvë”! Gazetarja zbulon takimin e saj me Marsida Qatjan dhe lëshon thirrjen e fortë: Një qenie që nuk ishte as njeri, as femër e as nënë!

“Mos e quani k*rvë”! Gazetarja  zbulon takimin e saj me Marsida Qatjan dhe lëshon thirrjen e fortë: Një qenie që nuk ishte as njeri, as femër e as nënë!

Gazetarja Dorjana Bezat, e cila gjatë këtyre dy ditëve të fundit është zhvendosur në qytetin e Kavajës, nga ku ka raportuar detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në shtëpinë e Marsida Qatjas ka bërë një thirrje të fortë. Teksa ka uruar festën e vajzave, e cila është sot ka përshkuar çdo detaj dhe emocion që ka ndjerë gjatë këtyre ditëve teksa raportonte ngjarjen e bujshme ku një person ngeli i vrarë dhe nga ana tjetër një grua për përfolët për jetën e saj.

Postimi i plotë:

Mos e quani kurvë!

Këtë mëngjes hyra në rrjetet sociale dhe nga një seri postimesh kuptova se dje paskësh qënë dita botërore e vajzave. E gëzofshim.

Nuk e dija që ekzistonte një ditë e tillë. E nga ta dija?! A mund të ketë festë vajzash në vendin ku jetoj?!

Dy ditët e fundit i kam kaluar në Kavajë. Qytet i vogël, i lidhur fort pas fesë dhe paragjykimeve. Një qytet që në atë që unë pashë m’u duk se kishte 2 jetë. Atë që prezantohej si konservator dhe me atë jetën tjetër të pashfaqur që pëshpëritej nën zë brënda dyerve të mbyllura. Dhe ndodh një ngjarje si ajo e 10 tetorit që jeta e fshehtë të dalë në shesh e të plasin fjalët: Ua sa turp! Një burrë mbeti i vrarë në pragun e shtëpisë së një gruaje e një tjetër burrë ishte brenda I plagosur. Një grua e martuar, me 3 fëmijë, me bashkëshortin në burg, kalonte natën me disa burra në shtëpi mes birrash e plumbash. Në turmë kësaj gruaje iu derdhën në fyt: KURVA!

Dhe jo vetëm kavajsit. Të gjithë. Të njohur e të panjohur.

Unë e takova atë grua. Është shumë e lehtë ta gjykosh e paragjykosh për veprimet e saj e për jetën që bënte. Unë s’e bëj dot ketë. S’e bëra dot kur e pashë me rrathë të zinj në sy. Të denatyruar deri në deje. M’u duk se frymonte një qënie që nuk ishte njeri, as femër, as nënë. Nuk di çfarë ta quaj, por ngjyra e lëkurës së saj, mënyra e jetesës, atë që ajo mendonte më lanë të kuptoja se ngjarja e së enjtes ishte drama e fundit e jetës së saj. Para se t’i thërrisni kurvë, mendojeni që e kanë martuar që 14 vjeç. Kur ajo ishte ende fëmijë u bë nënë. Teksa e pyesja për jetën e saj mes rreshtash kuptova se ajo shihte si vlerë tek partnerët e saj sa njerëz kishin vrarë. Kjo besoj tregon shumë për formimin e saj…

Po ç’mund të them për vajzën e saj 9 vjeç?! A mund të ketë ajo festë?! E pashë teksa kthehej nga shkolla me gjyshen përdore. Gjithë qyteti gumëzhinte për nënën e saj. Më kaloi para këmbëve e heshtur. Në shpinë mbante çantën e shkollës ngjyrë rozë me princesha. Sa larg jeta e saj nga përrallat…

Po vajzat e burrave që nxorën armët në këtë ngjarje?! Njëra është 14 e tjetra 6 vjeç? Uroj që ato kurrë të mos e mësojnë ç’kanë bërë baballarët e tyre.

Nuk mundem të harroj as nënën e Dritan Haxhollit. “Përse të rroj unë tani që s’e kam djalin”, më tha. Një grua e veshur kokë e këmbë me të zeza, në vaj pranonte se djali i saj nuk ishte ai që duhej, por ajo sërish e donte. Më vonë mësova se ajo grua ishte dhunuar e rrahur nga i biri shumë herë, por ajo vazhdonte të jetonte në një çati me të, duke pritur me ankth çdo natë që ai të kthehej në shtëpi pa bërë ndonjë të pabërë me armën që mbante me vete.

E pra, ta gëzojmë festën! Por, para se të bërtasim e shtrembërojmë fytyrën duke thënë “shih kjo kurva”, le t’i hedhim pak sytë vërdallë tek familja jonë, fqinjët, lagjja, shoqëria etj., të bëjë secili pjesën e tij që të rrisim vajza dhe jo kurva.