osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Reforma zgjedhore ndez opozitën: Kryemadhi sherr me Bashën për pjesëmarrjen në komision, OSBE-BE plan për të rikthyer PD në tryezë

Reforma zgjedhore ndez opozitën: Kryemadhi sherr me Bashën për pjesëmarrjen në komision, OSBE-BE plan për të rikthyer PD në tryezë

Reforma zgjedhore ka ashpërsuar marrëdhëniet mes kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Edhe pse në media të dyja palët flasin për paqe në opozitë, e vërtet është se marrëdhëniet mes PD dhe LSI janë në pikiatë. Shkak është bërë reforma zgjedhore. Gazeta ka mësuar se Lëvizja Socialiste për Integrim ka thyer “armëpushimin” me Partinë Demokratike, pasi i frikësohet një puçi të mundshëm të Lulzim Bashës, sa i takon reformës zgjedhore.

Sipas informacioneve nga selia blu, mësohet se Kryemadhi nuk i ka kapërdirë dot thirrjet e kryeministrit Edi Rama në adresë të kryedemokratit Basha, i cili e fton këtë të fundit që të bëhet pjesë e tryezës së reformës zgjedhore. Por mësohet se Kryemadhi ka nisur presionet ndaj Bashës, duke i kërkuar që të mos shkojë në tryezën e reformës zgjedhore, pasi gjasat janë që ai dhe Rama të shkojnë drejt një pakti të dytë si ai i 17 majit të vitit 2017, i cili shkaktoi tërmet në radhët e LSI. Në këtë kontekst, mësohet se Kryemadhi ka kërkuar nga Basha që në rast se opozita do të marrë pjesë në tryezë të reformës, e cila kërkohet me ngulm edhe nga Bashkimi Europian, PD duhet të bëjë çdo gjë transparente dhe se duhet të ketë edhe përfaqësues nga partitë e tjera. Ndërkohë, elementi i dytë, për të cilin Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur sherrin me demokratët ka të bëjë me platformën e opozitës drejtuar mazhorancës. Në këtë platformë me pesë pika, Partia Demokratike kërkon që reforma zgjedhore të udhëhiqet nga ndërkombëtarët dhe në tryezë të ulen dy përfaqësues, një nga PS dhe një nga PD. Por kjo gjë e tremb Kryemadhin, pasi LSI jo vetëm që do të jetë e papërfaqësuar, por ka frikë se Lulzim Basha i bën puç dhe shkon drejt një pakti të dytë me Edi Ramën. Pra, me pak fjalë sherri mes Kryemadhi dhe Bashës në thelb ka pjesëmarrjen në komisionin e reformës zgjedhore, pasi marrja në konsideratë e platformës së opozitës nga ana e mazhorancës e çon ujin tek mulliri i Partisë Demokratike.

OSBE dhe BE plan për të rikthyer PD në tryezë

Por përveç Partisë Socialiste, e cila e ka lënë një karrige bosh për Partinë Demokratike, edhe OSBE dhe Bashkimi Europian kanë plan për të rikthyer PD-në në tryezën e reformës zgjedhore. Dy ditë më parë, shtatët deputetët të opozitës së re zhvilluan një takim me ambasadorin e OSBE, Bernd Borchardt dhe kreun e delegacionit të BE në Tiranë, Luigji Soreca. Gazeta ka mësuar të tjera detaje nga kjo mbledhje, e cila në fokus kishte reformën zgjedhore. Burime të sigurta nga takimi, i pohuan gazetës se ambasadorët mbështesin propozimin e artikuluar nga kryeministri Edi Rama, duke kërkuar që drafti i reformë zgjedhore të ndahet në dy pjesë. Deri për Vitin e Ri të punohet dhe të adresohen të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR, ndërsa nga janari në mars puna e komisionit të reformës zgjedhore të përqendrohet tek ndryshimi i sistemit zgjedhor. Mirëpo, kjo gjë sipas burimeve, është kundërshtuar fort nga deputetët e opozitës së re, të cilët kanë këmbëngulur që të ketë një fazë dhe sistemi zgjedhore të ndryshojë në proporcional kombëtar me lista të hapura dhe me një prag të ulët. Por, kjo këmbëngulje e ambasadorëve, duke se është e unifikuar me mazhorancë, e cila përmes këtyre dy fazave do t’i japë mundësinë Partisë Demokratike që të ketë akses në tryezën e reformës zgjedhore dhe në sistem. Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Rigels Seliman