Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shumë deklaratave dhe lajmeve që po qarkullojnë dy ditët e fundit ku Franca dhe Holanda kanë dalë kundër hapjes së negociatave me BE. Rama ka shkruar se edhe autorët e mëdhenj si Franz Kafka apo Ismail Kadareja nuk do të fantazonin kaq shumë. Ai lë të nënkuptohet se përgjigja përfundimtare nuk është marrë ende.
Edi Rama
@ediramaal
Nëse Franz Kafka apo Ismail Kadareja do të kishin pasur mundësinë të ndiqnin nga brenda këtë procesin e vendimmarrjes së BE-së, për të thënë PO a JO për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të kishin parë se si realiteti e konkuron edhe fantazinë e tyre të pakonkurueshme…