osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

I morën të birin nëpër duar nënës, kush janë dy ish-hetuesit që përmend në rrëfimin e kobshëm

I morën të birin nëpër duar nënës, kush janë dy ish-hetuesit që përmend në rrëfimin e kobshëm

Rrëfimi tronditës i një nëne nga Berati, që regjimi komunist i kishte marrë përgjithmonë të birin 4 vjeç, ka prekur zemrat e shumë njerëzve dhe është shpërndarë masivisht në rrjetet sociale. Rrëfimi rrëqethës i gruas është publikuar nga shkrimtari Agron Tufa, ku jepen edhe emrat e njerëzve përgjegjës të këtij krimi të kobshëm. Janë pikërisht Vjollsa Meçe dhe zamir Shtylla, dy ish-hetuesit e diktaturës, që i marrin fëmijët nga duart gruas beratase, dhe që çuditërisht ja kanë dalë të bëjnë karrierë edhe në ditët e sotme.

Vjollca Meçe, ish-prokurore në kohën e monizmit, sot është në krye të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, një ndër organizmat kryesor në mbrojtje të të Drejtave të Njeriut. Komiteti i Helsinkit është një organizatë ndërkombëtare që ka degë dhe në Shqipëri, dhe që drejtohet pikërisht nga Meçe.

Zamir Shtylla, ish -drejtori i hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme në kohën e Ina Ramës, ka mbajtur edhe postin e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Doganave në vitin 2015.

Shtylla u largua nga organi i Akuzës në fillim të vitit 2010, pasi u akuzua nga kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha, si hetues i kohës së komunizmit sepse nuk ishte nga Veriu ku Saliu nuk la hetues te komunizmit pa bërë prokuror dhe gjyqtare me ne krye Rustem Gjatën! Kryeprokurorja Ina Rama e emëroi atë në Elbasan, detyrë që e la më vonë. Me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste, Zamir Shtylla u emërua zëvendësdrejtor i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm.
Dëshmi rrëqethëse zbulohen ditë pas dite nga regjimi gjakpirës komunist, që për 45 vite me radhë internoi mjaft qytetarë e familje, i ndau nga fëmijët e tyre, i torturoi në mënyra nga më çnjerëzoret nëpër kampe famëkeqe, madje edhe i pushkatoi. Historia më e fundit është ajo e një nëne, që e kanë ndarë nga djali i saj 4-vjeçar, vetëm se kështu donte partia.

Ja ngjarja e tmerrshme:

Pa marrë parasysh dhimbjen e nënës, dy gra, shërbëtore të partisë, realizojnë planin e kobshëm, duke i rrëmbyer gruas të birin përgjithmonë. Historia është publikuar nga shkrimtari Agron Tufa dhe tregon vuajtjen e tmerrshme të kësaj gruaje, që nga momenti kur i marrin të birin e deri kur përballet me lajmin se vogëlushi i saj ka vdekur.

HISTORIA:

GJAKU I TIM BIRI

(sipas rrëfimit të një nëne)

– Të kërkon kryetarja e Komitetit të Partisë së Beratit, shoqja Jemine Guri, – më tha polici. Bashkë me tim bir për dore, Aturin e vogël katërvjeçar, ai na shoqëroi nga fshati i internimit deri në hollin e Komitetit. Ishte 10 tetori i vitit 198…
– Djalin lërja sportelistes, – tha polici. – Nuk mund të hysh në zyrën e shoqes Jeminé me djalin përdore… pesë minuta… mbaron punë dhe e merr.
Sportelistja, një grua e re me përparëse të kaltër, i buzëqeshi ëmbël Arturit të vogël me kaçurrela të arta, por ai u ngjesh pas meje. Për të kapërdirë parandjenjën e errët që më kaploi, nxorra një kallamsheqeri dhe ia dhashë. I bënë përshtypje vijat e kuqe, bardhë e blu dhe u gënjye. Polici me futi në një derë të katit të parë dhe vetë u largua. Brenda më prisnin dy gra dhe një mesoburrë me kostum gri.
– Ti ke një djalë, apo jo? – filloi burri.
– Po, – i thashë, – sot ka mbushur katër vjeç…
Më përshkuan të dridhurat. Asnjë fjalë urimi.
– Ne, Partia, nuk do të lejojmë, që djali yt të rritet nga një reaksionare si ti… – tha, dhe pauzën që pasoi e mbushi me të trokitura thoi mbi siprinën e tavolinës. – Nuk do ta lëmë gjakun e shkokut tonë partizan, besnikut të Partisë, të bastardohet nga një nënë reaksionare, bijë bejlerësh gjakpirës! Dëgjon? Ndaj ne…
Mësyva derën shigjetë e dola jashtë.
As djalin, as gruan me përparëse të kaltër s’i pashë kund.
– Ku ma çuat djalin? Djalin! – piskata fort.
Burri me dy gratë kishin dalë në holl. Renda në oborr. Askund, asnjë shenjë e djalit tim.
– Kot e kërkon, – foli burri me kostum gri. – Ai ndodhet larg tashmë… nuk e arrin.
Pas kësaj rashë në koma. Pas 5 muajsh u përmenda, por nuk mund të lëvizja. Paraliza më mbërtheu në shtrat për 3 vjet. Vetëm nënën pata te kryet. Herë-herë vinte dhe im shoq. I shkatërruar. Vetëm një fjali ia përsërisja vazhdimisht: “Shko, gjeje djalin tonë!”. Ai vetëm qante. Kaloi paraliza dhe më dërguan fill në internim. Pastaj burg prapë, e prapë internim. Me radhë. Vinin oficerët e sigurimit papandehur. Bastisnin kasollen dhe ulërinin: “Ku i ke fshehur poezitë!”

Derisa ra diktatura. Nisa kërkimin e Arturit tim. “Tani do të jetë bërë 12 vjeç. A do të më njohë?” Derisa, një dite të mjegullt vjeshte të vitit 1991, një grua e panjohur trokiti në portën e kasolles sime.
– Zonjë, – më foli. – Ti nuk më njeh. Unë jam Afërdita nga Përmeti, një kushërirë e dytë e dajove të tu. Kam ardhur të të them diçka, e cila duhet të groposet midis nesh. Përndryshe, po ma nxorre emrin, unë bashkë me burrin e fëmijët e mi jemi të vdekur brenda ditës. Kam ardhur të të them mos e kërko më djalin tënd, Arturin. Bëhu e fortë dhe mos ushqe iluzione. Djali yt ka vdekur. Që kur është rrëmbyer, është mbajtur në një shtëpi të fshehtë në Tiranë, bashkë me disa fëmijë të tjerë të mitur. Aty i ushqenin mirë dhe një herë në javë, u merrnin gjak. Në një nga këto raste, me 30 mars 1985, fill pasi i morën gjakun, Arturi… nuk u përmend më. E kam parë me sytë e mi. Vdiq, si shumë vogëlushë të tjerë, që zëvendësoheshin me të tjerë…
I gjori im bir! Gruaja nuk e dinte se atë ditë loçka ime do mbushte 6 vjeç…
Mos e kërko më… Bëhu e fortë, – tha gruaja dhe vrapoi në mjegull, duke më lënë të shituar në prag.
– As varrin mos ia kërko! – erdhi zëri i saj, tashmë nga mjegulla. – Janë sekrete që nuk hapen kurrë, – shtoi për herë të fundit gruaja, që kishte kohë e tretur në mjegull. Nuk e pashë më në jetë atë grua. Ua kishte thënë edhe dajave të mi. Po atë natë qe larguar familjarisht në Greqi.
Në verën e vitit 1997 im shoq më thirri të shkoj për të pastruar tek shtëpia e prindërve të tij në Vlorë. Në dhomën e vjehrrit që më pati urryer, gjeta dy blloqe të trashë. Në njërin ai kishte shkruar kujtimet e jetës së tij, ndërsa blloku tjetër ishte ditar. Nisa ta shfletoj e të lexoj pavullnetshëm, derisa u ndala, duke kërkuar, në shënimin “8 tetor 198…”:
“Gjithçka është ujdisur me kujdes… Plani që bëmë me shokët Vjollca Meçe, Zamir Shtylla dhe Ahmet Toporaku, s’ka pse të mos funksionojë. Djali i B… Artur S…, do të rrëmbehet në Komitetin e Partisë së Beratit… Do ta shlyejmë dhe këtë njollë. Më në fund….”
Më shungëllonin veshët. Si kështu!? Vjollca Meçe ishte kushërira e vjehrrit tim! Perëndi, gjëmën ma paskan kurdisur të mitë, mendova dhe ndjeva se po më binte zali. A e ka ditur vallë gjyshi enverist se ku po e çonte gjakun e nipit 4 vjeçar? Si ta pyes, tani që ka vdekur?
Do të shkoj t’i ulem mbi varr, t’i piskas… deri sa të ngrihet… të më japë përgjigje!