“Franca sikurse dihet dhe në fakt ka ndjekur një strategji tjetër, për sa i përket çështjes së çeljes së negociatave dhe ajo ka qenë e pikpamjes se BE, duhet të ndryshojë përpara, se të merrte një hap mëtej drejt zgjerimit. Ne gjithsesi do të përpiqemi, ti bindim kolegët francez pse ne e mendojmë ndryshe këtë gjë. Nga njëra anë mund të ndërmerret çelja e negociatave për anëtarësim dhe nga ana tjetër mund të monitorojmë procesin e reformave.
Për këto tema në ditët në vijim do të bisedojmë me kolegët francez. Dua të theksoj se vetë kancelarja federale, zonja Angela Merkel do të ketë një kontakt me presidentin Macron”, thotë Petry pas takimin me Ramën sëbashku me kolegun e tij Metin Hakverdi.
Ndërkohë ministrja Elisa Spiropalipas takimit tha se “ne jemi shpresëplotë që edhe në diskutimet në këshill, roli i Gjermanisë do të jetë vendimtar në favor të Shqipërisë”.