Avokati Maks Haxhia është dërguar me urgjencë në spital. Mësohet se avokati i njohur ka pësuar hemorragji cerebrale. Për momentin nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore. Avokati Haxhia që ka mbrojtur ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin në ‘sagën’ e tij të proceseve gjyqësore ka qenë në shtëpi dhe është transportuar me urgjencë në një spital privat për t’iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.