Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli deklaron se nuk i intereson ngjarja e sotme, ku u dogj makina e tij, pasi ka një problem familjar më të madh. “Kam në gjendje të rëndë vëllanë tim. Nuk më intereson se çfarë ka ndodhur”, u shpreh ai, në një bisedë të shkurtër telefonike për Mapo-n.
Siç kemi raportuar edhe më parë, sot në orën 04:00 është djegur nga persona ende të paidentifikuar fuoristrada tip “Range Rover” në pronësi të Bashkisë së Vlorës, që përdorej nga kryetari i saj, Dritan Leli. Automjeti ka qenë i parkuar poshtë pallatit ku banon shoferi i tij, në lagjen “Lef Sallata”.