osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

SPAK do kaloj në sitë të gjitha dosjet e bujshme që mbylli Llalla

SPAK do kaloj në sitë të gjitha dosjet e bujshme që mbylli Llalla

Reforma në drejtësi pritet që të ndryshojë imazhin e gjyqësorit shqiptar. Nga anketat dhe sondazhet, drejtësia renditet mes më të korruptuarve dhe BE e ka bërë të qartë se pa shfarosur korrupsionin nuk mund të ketë integrim.

Vetingu ka 3 vite që ecën dhe janë larguar nga sistemi rreth 100 gjyqtarë e prokurorë. Por ky proces ende nuk ka dhënë ndikim në sistem dhe sytë janë te SPAK dhe Byroja e Hetimit.

Këto dy organe do godasin ministra, ish-ministra, drejtorë, kryebashkiakë dhe shumë personalitete të tjera. Por një rëndësi do i kushtohet dhe dosjeve të vjetra.

Për sa kohë që në krye të prokurorisë ishte Adriatik Llalla, asnjë zyrtar i lartë nuk u dënua. Pati me dhjetra kallëzime dhe procedime për ish-ministra dhe funksionarë të ndryshëm, por çështjet u pushuan njëra pas tjetrës.

Gazeta ka bërë një bilanc të të gjitha çështjeve që janë pushuar nga prokuroria gjatë kohës që në krye të saj ishte Llalla. Nga viti 2013 e deri në 2017, janë plot 505 raste që nuk kanë shkuar në gjykatë, por çështjet janë mbyllur.

Llalla do mbahet mend si prokurori që në çdo intervistë paralajmëronte arrestime, por përfundoi vetë nën hetim. Gazeta ka bërë një bilanc të çështjeve të hetuar dhe pushuara ndër vite, duke u bazuar në raportet vjetore të Prokurorisë së Përgjithshme.

Bilanci i dosjeve

Adriatik Llalla u emërua kryeprokuror në vitin 2012. Dhe nëse shihet trendi i dosjeve të mbyllura sa i takon luftës ndaj korrupsionit, ai është në rritje. Në 2013 kemi 74 zyrtarë që ja kanë hedhur paq. Në vitin 2014 kemi 92 çështje të mbyllura.

Në vitin 2015 shifra ka shkuar në 124 dosje të mbyllura, në 2016 kemi një trend rënës në 83 dhe kulmi është arritur në vitin e fundit të Llallës në detyrë pasi janë 132 çështje korrupsioni të mbyllura.

Pra në total kemi plot 505 dosje korrupsioni të mbyllura në 5 vite. Shifrat tregojnë qartë se ish-ministra, deputetë, ish-drejtorë, ish-kryebashkiakë të kësaj kohe ja kanë hedhur paq. Në prokurori pati shumë padi në këtë periudhë, pasi në 2013 PS erdhi në pushet dhe denoncoi disa ministra të PD.

Duke filluar nga Arben Imami. Ndaj tij pati mbi 4 padi nga pasardhësja në Ministrinë e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Po ashtu padi pati ndaj ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode dhe zv/ministrit Genc Ruli. Padi pati ndaj Florion Mimës për aferën me CEZ.

Ndërkohë pati kallëzime dhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për 4 kryebashkiakë të asaj kohe. Po ashtu KLSH paditi ish-kryetaren e KQZ, një Sekretar të Përgjithshëm të PS dhe shumë funksionarë të tjerë. Të gjithë dolën të palagur.

Rihapja e dosjeve

Shpresat e shumë shqiptarëve janë te SPAK. Prokuroria e Posaçme, përveçse do të hapë çështje të reja, synohet që të rihapen dhe dosjet e bujshme të mbyllura ndër vite.

Sipas ligjit, çdo dosje që nuk është mbyllur me vendim gjyqësor mund të rihapet në çdo kohë nga kushdo prokuror. E bukura është se te Krimet e Rënda janë grumbulluar të gjitha dosjet e korrupsionit ndër vite dhe ato do transferohen te SPAK.

Mjafton një udhëzim nga kreu i Prokurorisë së Posaçme për të riparë dosjet e vjetra dhe të gjitha do kalojnë në sitë. Janë rreth 505 dosje që janë mbyllur deri në vitin 2017, ndërkohë dosje të pushuara ka pasur dhe në dy vitet e Arta Markut, por që nuk ka pasur pushtetarë.

Gjermania e ka vënë kusht arrestimin e të korruptuarve dhe tani të rrezikuar janë si ata që janë sot në funksione të larta, edhe ata që kanë qenë dikur./Kliti Topalli