osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Çmenduria” e Metës në median estoneze që turpëron Shqipërinë

“Çmenduria” e Metës në median estoneze që turpëron Shqipërinë

Nga Flogert Muça

Ilir Meta ka vazhduar ditën e djeshme ‘çmendurinë’ e tij politike duke sulmuar në një media estoneze kryeministrin Rama. Pas luftës me Venecian e cila me opinionin e saj e ‘’shkarkoi’’ pak ditë më parë për shkelje të Kushtetutës e ku nga ana tjetër ky komision i cilësoi zgjedhjet e 30 qershorit si legjitime, Presidenti Meta i tërbuar nga beteja e tij e humbur për të penguar zgjedhjet, sulmon kryeministrin e vendit të tij në mediat e huaja.

Ilir Meta me intervistën e dhënë dje për median estoneze ku theksonte se ”Rama ka vështirësi për të bashkëjetuar në harmoni me demokracinë, me pluralizimin politik dhe me zgjedhjet e lira e të ndershme, por këto janë themelet për një vend”, ka prekur fundin dhe na ka turpëruar si komb. Kjo deklaratë e tij në cilësinë e Presidentit të Republikës është një turp e një marrë që të bën të vësh duart në kokë. Presidenti, i cili presupozohet të jetë simboli i unitetit kombëtar del në mediat e huaja dhe flet larë e pa larë kundrejt kryeministrit të vendit të tij dhe të gjithë institucioneve Kushtetuese të shtetit.

Ilir Metës ‘ja kemi falur’ (edhe pse nuk i takon si President) që të bëjë politikë në Tiranë dhe brenda përbrenda vendit. Në Shqipëri është pranuar edhe Ilir Meta që edhe pse i zgjedhur President të bëjë fushatën elektorale të LSI-së, ku nga një video e dalë në media del teksa i jep një zarf një qytetari si qokë para zgjedhjeve. Por, të nxijë vendin e tij në mediat e huaja një javë para vendimit për çeljen e negociatave Shqipëri-BE, është e turpshme dhe e papranueshme.

Ilir Meta lojën e tij politike me Edi Ramën mund ta luajë brenda vendit. T’i thotë (siç ka bërë) një mijë të zeza, pasi në fund të fundit shqiptarët dinë kë zgjedhin në ditën e zgjedhjeve, siç kanë bërë deri më sot, por, kurrësesi nuk duhet çuar nëpërmend që një President që duhet të përfaqësojë unitetin e kombit, pa pikën e turpit shkon e nxjerr mllefin e tij politik ndaj kryeministrit të vendit të tij.

Sikur të mos mjaftonte Basha e Kryemadhi që nuk kanë lënë asnjë kancelari e parlament në BE pa mbushur me mllef politik për të penguar negociatat, tani çmenduria arrin kulmin, kur shkon vetë Presidenti dhe shan qeverinë e vendit të tij dhe institucionet Republikës që përfaqëson.

Por, e gjithë ‘çmenduria’ e Metës që u derdh dje ne median estoneze është në fakt trguesi i qartë i hallit të madh që ka Meta në raport me vazhdimin e jetës së tij politike. Akti i sulmit ndaj institucioneve të vendit të tij ne mediat e huaja është vetëm episodi i fundit që tregon se atij si ka intersuar kurrë integrimi i vendit në BE (siç i vuri emrin partisë apo propagandon sot), por integrimi i interesave të tij personale në agjendën e pushtetit dhe drejtësisë së re, për të cilën bëhet e gjithë lufta opozitare.