Ngjarje e rëndë ka ndodhur në banesën e një vajze në Kavajë, pasi janë përplasur me armë dy persona, një prej tyre ka mbetur i vdekur dhe një efektiv ka mbetur i plagosur. Burime bëjnë me dije se ka mbetur i plagosur nga breshëria e plumbave efektivi i policisë, Bledar Toçi. Ndërsa ende nuk dihet identiteti i viktimës.
Dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta. Burimet bëjnë me dije se viktima dhe efektivi i policisë kanë pasur të dy lidhje intime me vajzën.