osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rama sulmon prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar: “Kap ç’të kapëah” (KÇK) grupi më i madh k.riminal, gati ligji special!

Rama sulmon prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar: “Kap ç’të kapëah” (KÇK) grupi më i madh k.riminal, gati ligji special!

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kuvendin e Shqipërisë se shumica socialiste po bën gati një ligj special kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar, por që janë ende në sistemin e drejtësisë. Rama e cilësoi këtë kategori në sistemin e drejtësisë si ‘KÇK’, prokurorët dhe gjyqtarët që sipas tij e dinë se nuk dinë se nuk do ta kalojnë vettingun dhe po ecin me parimin (Kap çfarë të kapësh) deri kur të shkarkohemi.

Për kryeministrin kjo është një organizatë kriminale me imunitet kushtetues që duhet të dalë para drejtësisë sa më parë me cdo kusht, pasi po bën kërdinë me vendime absurde duke mbrojtur botën kriminale. “Ka ardhur koha të reagojmë me forcë ndaj prokurorëve dhe gjykatësve që nuk e kanë kaluar vettingun dhe e dinë që nuk e kalojnë dhe që kanë nxjerrë një togfjalësh ‘KÇK’, ‘kap çfarë të kapësh’, këtë grup ky parlament duhet ta shpallë në kërkim me cdo mënyrë. Shpallja në kërkim e ‘KÇK’-së është objektivi që duhet të kemi ne si parlament një orë e më parë. Ti japim ‘KÇK’ me ligj mesazhin që është në kërkim. Kush na pengon Holanda apo Franca dhe ne do ta bëjmë këtë. Ligj special kundër o sot o kurrë. Shumë shpejt do të sjell ligjet për këtë punë. Po flas për një organizatë kriminale me imunitet kushtetues ligjor, prokurorë dhe gjykatësve të korruptuar që e dinë se nuk kalojnë vettingun.

Ti kundërvihemi me forcën me të egër KÇK-së dhe mbeturinave që janë rrugëve dhe të presim që KÇK-ja ti cojë pas hekurave. Ka ardhur koha ti japim goditjen më të ashpër atyre që nëpër rrugë duan të dallohen nga qytetarët e tjerë se kanë forcën e paligjshmërisë. Procesi i vettingut për të përfunduar dihet që do disa vite, por ne nuk mund të lejojmë prokurorë apo gjyqtarë të bëjnë kërdinë. KÇK’ është grupi më i madh kriminal në Shqipëri. Këtë ndërhyje duhet ta bëjë parlamenti me cdo çmim le të thonë cfarë të duan të gjithë” deklaroi ai. E ndërsa në javën e fundit kryeministri Rama sulmoi prokurorin Arjan Ndoja dhe gjyqtaren e Durrësit Besiana Garxenaj si pjesë e organizatave kriminale, pasi lanë në burg drejtorin e Kadastrës së Durrësit Liridon Pula pa prova, por vetëm se nuk iu përkul krimit, ndërsa sot denoncoi një tjetër rast, këtë herë në Gjirokastër, ku tha se gjykata i kishte dhënë urdhër mbrojtje një burri që kishte dhunuar gruan. “Një grua nga Gjirokastra e dhunuar nga burri po më shkruante se gjykata ka vendosur në mbrojtje burrin, dhunuesin dhe e detyron gruan që ti hapë derën burrit, pasi në të kundër kthehet në objekt të forcave të rendit. Si mund të mjaftohen unë duke i thënë se këta janë kriminelë. Prandaj iu thash është koha të marrim një masë ekstreme, po aq sa është veprimtaria e këtyre kriminelëve në gjykata, prokurori dhe rrugë që bëjnë të njëjtën gjë.

Cfarë është një gjykatës që brenda dy ditësh në apel vendos në mbrojtje burrin, që ka dhunuar gruan dhe tani thotë gruaja nuk duhet ti afrohet. Po të ishte ajo një e njohura e njërit këtu apo motra, apo fqinja e njërit këtu, do të vinit këtu ti binit qeverisë, apo të thonit një fjalim emocional, si ky i imi që nuk vlen asgjë nëse ne nuk veprojmë. Nuk mund ta lejojmë më që Shqipëria të mos bëjë kapërcimin e fundit me këta palaço në prokuroi, gjykatë dhe në rrugë. Për ata që janë rrugëve dhe që jo vetëm nuk u hyn gjë në këmbë por e kanë bërë prokurorinë si kafene, pasi policia i kap dhe prokuroria i nxjerr pas një kafeje të shkurtër janë edhe të përfshirë në procese grabitje, të tokave, të të tjerëve dhe për të marrë tokën e tjetrit, apo për të legalizuar pallate arrinë që të fusë prokurorin dhe gjykatësen që punojnë për ata. Ashtu sikur ai djali (drejtori i Kadastrës në Durrës) atje nuk është proces, por viktimë. Edhe ata që sot përballen me ‘KÇK’ janë njerë” tha Rama. Kryeministri gjithashtu u ndal edhe te personat që u arrestuan nga aksioni anti-informalitet dhe më pas u liruan duke akuzuar sërish prokurorët dhe gjyqtarët. “Janë cuar në prokurori një masë e madhe shkelësisht, përfitues të mëdhenj dhe abuzues të mëdhenj me fakte për miliona euro të grabitura duke shmangur TVSH-në, por ku janë? Aty ku ishin para se të kontrolloheshin, pasi KÇK-ja u mori kafen dhe i lëshoi”. Por si do të bëhet ligji special? Kjo mbetet për t’u parë nga drafti që do të propozojë qeveria, teksa njëra nga mundësitë është që vettingu të përshpejtohet për gjyqtarë dhe prokurorë të cilët janë të akuzuar për vendimet që kanë dhënë.