Ish-ambasadori Ylljet Aliçka, i ftuar në studion e lajmeve në Ora News tha se vendimi që do të marrë Franca do të ndikojë edhe tek Holanda për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë.
“Vendimi i Francës do ketë shumë ndikim tek Holanda. Në Francë vendimi është në dorën e presidentit. Franca mund të marrë një vendim nga dita në ditë që mund të jetë negativ ose pozitiv. Nuk e besoj që Holanda do rrijë e vetëm nëse Franca do të jepte një vendim pozitiv. Do ishte e vështirë për Holandën të rrinte e vetmuar dhe ti rezistonte vendimit të 27 vendeve pro. Por do të thosha që vendimtar është vendimi i Francës.”- tha Ylljet Aliçka.