Kryeministri Edi Rama deklaroi se opozita dogji mandatet dhe bojkotoi zgjedhjet vetëm me një qëllim, minimin e çeljes së negociatave.
Nga foltorja e Kuvendit Rama tha se “Maqedonia nuk është vend pa konflikte, por ka frymëzuar edhe qasjen destruktive të opozitës që nuk është këtu, që në mënyrë naive e ka besuar se duke kopjuar opozitën e deri djeshme të Maqedonisë do të gjunjëzonte shumicën këtu”.
Gjithashtu shefi i qeverisë tha se çështja e hapjes së negociatave nuk lidhet më me kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria, pasi e ka bërë një gjë të tillë, por problemet e brendshme të vendeve anëtare, konkretisht Holandës.
” Ata që duan të kuptojnë sesa e pavërtetë dhe sa e padrejtë është e tërë propaganda që synon të lidhë luftën e brendshme në Shqipëri me qëndrimet e disa vendeve në të cilat edhe Holanda. Besoj se me debatin e djeshëm në parlamentin holandez e ka parë sesi e gjithë cështja e ecurisë së mëtjeshme e Shqipërisë apo Maqedoninë në procesin e integrimit u trajtua si cështje e politikës së brendshme.
Duke ndjekur debatin në parlamentin holandez kushdo që dëshiron të kuptojë se të gjitha fjalimet në parlament i janë drejtuar elektoratit të atij vendi dhe në të gjithë qasjen e parlamentit apo partive është përvijuar i gjithë debati i brendshëm me forcat pro zgjerimit dhe kundër.
Nuk ka në Shqipëri një parti që të prediktojë ndonjë plan tjetër apo të orientojë mesazhin drejt ndonjë horizonti drejt përvec BE-së. Nga ana tjetër ata që janë përpjekur të thonë se ndarja në propagandë apo në qëndrime mes Maqedonisë dhe Shqipërisë do të cojë në një ndarje në gjykimin e përgjithshëm jo vetëm kanë gabuar por kanë dështuar në përgatitjen e një terreni këtu në funksion të axhendës së tyre. Ka një ndryshim të madh për dallimin në qëndrime, qasja e opozitës këtu dhe atë jashtë.
Atë që braktisi parlamentin, dogji mandatet dhe bojkoti zgjedhjet vetëm me një qëllim minimin e çeljes së negociatave.
Maqedonia nuk është vend pa konflikte, por ka frymëzuar edhe qasjen destruktive të opozitës që nuk është këtu, që në mënyrë naive e ka besuar se duke kopjuar opozitën e deri djeshme të Maqedonisë do të gjunjëzonte shumicën këtu. Por opozita në Maqedoni as dje dhe as sot nuk merr rrugët e Europës për të bërë të pabërën për vendin e vet.” tha Rama.