Fjala e kryebashkiakut Erion Veliaj gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak është shoqëruar me tone të ashpra dhe nuk munguan akuzat e shumta në lidhje me gjyqin për Kopshtin Botanik, i cili tashmë ka kaluar në pronësi të Bashkisë së Tiranës.
Veliaj tha se pedagogët që kanë dalë të protestojnë për Kopshtin Botanik janë një tufë havdallësh që nuk bëjnë asgjë. Ndërsa për kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin dhe ish-deputetin Luçiano Boçi që hodhën akuza ndaj kryebashkiakut, ky i fundit tha se e kanë alegji lopatën.
Veliaj theksoi se sa të jetë kryetar bashkie nuk do të lejojë askënd të bëjë zgëqe dhe aq më tepër rektorin e Universitetit të Tiranës Mynyr Konin.
Pjesë nga fjala e Veliajt:
Këta janë havdallë, një punë dhe se bëjnë dot. Këta janë një tufë me avdallë që nuk e bëjnë dot këtë punë se ndryshe nuk na kishin lënë Liqenin. Sot dalin për vrap e harrojnë që nuk ka qenë kështu. Si s’doli njeri të kapi lopatën, kanë alergji nga lopata, këta botanistët, këta dashnorët e shkencës.
Pashë që Luçiano dhe Mona dolën folën, po këta kanë alergji nga lopata.Këta që ju keni vite jete sa kanë ata vite në pushtet, s’kanë prek një lopatë me dorë edhe kjo u sjell alergji, se si kalaja, si liqeni si amfitearti, këta që ju dhimbset gjëja publike, peng i 5 mijëlekshave të nuseve, ju garantoj ata qe duan te bejne shkence që jo vetëm do keni mundësi të bëni shkencë por do keni më shumë hapësirë, kjo bashki me financa modeste mobilizon edhe të tjerët të që të japin një dorë. Ata që duan të bëjnë shkence e s’janë matrapazët e bandës së Mynirit, janë të mirëpritur, në vend të na sillnin marrëveshjen na sollën fletërrufe, nën siglën e një partie.
Këta janë e shkuara unë do të flas për të ardhmen në datën 14 do të fillojë shkolla, nuk mblidhen këta dhe të thotë Rektori i mblodha i bëra zap. Rektori të mbledh për pronë, jo për shkencë e studime, as një mesazh që mirëpret studentët.
Për ata që duan të bëjnë shkencë i mirëpres rektori i përket të kaluarës është pjesë e një skeme korruptive që u vërtetua edhe me tenderin e parë dhe do vazhdojë ta mbylli edhe këto muaj që i kanë mbetur. Ta harrojë, sa të jem unë kryetar bashkie s’do lejoj zgëqe në këtë qytet. Sa të kem takat, fuqi, passion, çdo ditë do bëjmë nga një punë konkrete përfshirë dhe një kopsht botanik që nuk është monpol i Mynyrit, por edhe i qytetarëve të Tiranës.