osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ngjela: Mos u habisni me Kosovën, në Shqipëri është refleks i një politike mesjetare, injorante, dhe me shenja të theksuara marrëzie?

Ngjela: Mos u habisni me Kosovën, në Shqipëri është refleks i një politike mesjetare, injorante, dhe me shenja të theksuara marrëzie?

Avokati Spartak Ngjela nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale komenton habinë e shqiptarëve në lidhje me kulturën e lartë demokratike që u evidentua në Kosovë gjatë zgjedhjeve të parakohshme. Sipas Ngjelës, Shqipëria nuk duhet të habitet, pasi ne jemi në këtë gjendje për fat të keq në saj të politikës anti-intelektuale të Berishës, Metës, Ramës dhe Bashës.

Postimi i plotë:

Shqiptarët e Shqipërisë po habitën se si votuan me aq kulturë shqiptarët e Kosovës.

Dhe jo vetëm kaq: shqiptarët e Shqipërisë po habitën me kulturën politike që po reflektojnë liderët e rinj të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes.

Po përse po habitën! Nuk e kuptojnë dot këta që kjo gjendje në Shqipëri është refleks i një politike mesjetare, injorante, dhe me shenja të theksuara marrëzie? Në fakt gjendja primitive e politikës shqiptare është rrjedhojë direkte e egërsisë aintelekruale të Berishës, Metës, Ramës dhe Bashës.

Është turp historik për Shqipërinë që drejtohet ende nga primitivizmi i katër njerëzve që më karakterin antiintelektualist të tyre, urrejnë dhe përbuzin Shqipërinë dhe shqiptarët.

Dyshja Kurti-Osmani në Prishtinë duhet që, me intelektualizmin e tyre, të përbuzin antiintelektualizmin Berisha-Rama në Tiranë.

Ardhja në qeverisjen e Kosovës e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, nuk është një rastësi. Nëse ata do të jenë në lartësinë e duhur dhe me tharm patriotik në drejtimin e Kosovës, ditë për ditë do të zhvleftësojnë katërshen mesjetare dhe korruptive të politikës aktuale shqiptare që ka grabitur shqiptarët në 30 vjet.

Nëse qeveria e re e Kosovës do të fillojë procesin antikorrupsion në Prishtinë, ky duhet të fillojë si një proces me karakter radikal. Në të njëjtën kohë, është mirë që të mos ketë asnjë lloj lidhjeje miqësore me katërshen injorante dhe të korruptuar shqiptare: Berisha, Meta, Rama dhe Basha.

Një gjë është e vërtetë, korrupsioni shtetëror në Tiranë dhe ai në Prishtinë janë bashkësi antiperëndimore dhe të lidhura me Beogradin, Moskën dhe Ankaranë.

Të dy këta korrupsione duhen shkulur nga rrënjët. Në Tiranë ka filluar reforma në drejtësi si formulë amerikane për shkallëmimin e korrupsionit politik. Po në Prishtinë?

Amerikanët duhet të strukturojnë të njëjtën reformë edhe në Kosovë. Dhe pastaj, menjëherë të nisë likuidimi gjyqësor për shpronësimin dhe penalizimin e të korruptuarve në Tiranë dhe në Prishtinë.