Aktori veteran Tuncel Kurtiz u nda nga jeta 6 vite më parë me 27 shtator 2013 duke lënë pas një trashëgimi prej qindra rolesh në filma, teatër dhe seriale. Mes tyre roli i “Dajës” në serialin më të ndjekur të kohës, “Ezel”, e bëri atë edhe më të paharrueshëm.
Pavarësisht se kanë kaluar plot 4 vite nga vdekja e tij, “Daja” vazhdon të kujtohet me respekt të madh nga fansat në median sociale, të afërmit dhe bota e artit.
Tuncel Tayanç Kurtiz erdhi në jetë në provincën e Kocaelit në Turqi në vitin 1936.
Ai humbi jetën më 27 shtator të vitit 2013 në shtëpinë e tij në Etiler të Stambollit, si pasojë e një infarkti në zemër.
Ai do të mbahet mend gjatë për serialin “Ezel”, kur gjatë viteve 2009-2011 luajti përkrah me Kenan Imirzalıoglu rolin e “Ramiz Karaeski” me pseudonimin “Daja”.