Aktorja Margarita Xhepa në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër Kancerit të Gjirit i është bashkuar fushatës së iniciuar nga ministria e Shëndetësisë, dhe i bën thirrje të gjitha grave që të shkojnë për një kontroll rutinë tek mjeku, për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm nga prekja e sëmundjes së rrezikshme.
“Kur sëmurët nëna, sëmuret e gjithë shtëpia”- është mesazhi i fortë i aktores së dashur për shqiptarët .
“Nënat janë mbështetja më e madhe e fëmijëve dhe bashkëshortëve të tyre. Kur sëmurët nëna, sëmuret e gjithë shtëpia. Ndaj të dashura gra, shkoni për një vizitë rutinë tek mjeku, mendoni për shëndetin tuaj dhe të fëmijëve, të cilët kanë nevojë për kujdesin dhe dashurinë tuaj. Kanceri i gjirit po të kapet që në fillim nuk mban rrezik”, thotë Xhepa.