Tirana u trondit nga aksidenti i portierit të Partizanit, Aldo Teqja, i cili ra nga kati i shtatë i pallatit ku banonte.
Fillimisht u raportua se lojtari është vetëhedhur pas një debati me partneren e tij, por sot, në emisionin “Proçesi Sportiv” është zbuluar se ka qenë një aksident.
24-vjeçarit iu kërkua nga nëna e tij të rregullojë tendën në ballkon dhe për fat të keq në atë moment ka ndodhur gjithçka. Tendat e kateve më poshtë, zona e lulishtes dhe mbi të gjitha fati i tij, bën që gjithçka të kalojë paq.
Babai i Aldos u shpreh:
“Dua të përgënjeshtroj të gjitha mediat dhe portalet, djali im ka pësuar një aksident. Gjithashtu dua të falenderoj të gjithë stafin e spitalit të traumës, Klubin Partizani dhe Federatën Shqiptare të Tutbollit për ndihmën që na kanë dhënë. Gjithashtu dua të theksoj se e fejuara e djalit së bashku me prindërit e saj kanë qenë këtu me ne që nga dita e parë dhe deri më tani. Aldo do të kthehet shumë shpejt si kampion”.
Nga ana tjetër, vetë lojtari duket mirë, madje ka folur për mikrofonin e “Top Channel” në prani edhe të të fejuarës së tij, ku ka deklaruar se e keqja ka kaluar.