Tashmë rezulton se paratë nuk mund të blejnë vetëm pushime magjepsëse në Karaibe por tashmë ato mund të blejnë edhe ‘’vendbanimin’’ nëpërmjet blerjes së pasaportave. Ndërsa qytetarët britanikë po nxitojnë të kërkojnë pasaporta irlandeze përpara Brex-it të propozuar në Mbretërinë e Bashkuar më 31 tetor, udhëtarët më elitarë të botës nuk shqetësohen që të qëndrojnë në linjë në sportelet e imigracionit.
Në vend të kësaj, ata regjistrohen për nënshtetësi nga programet e investimeve (CIP), ku investimi në ekonominë e një vendi mund të lejojë qasje të lehtë në pasaportat më të fuqishme. Kjo është një industri e re por e cila pritet të zhvillohet edhe më tepër.
Më 4 tetor, një nga programet e reja shumë të pritura, nga Mali i Zi, njoftoi se po pranonte aplikime. Ky komb i vogël mesdhetar, i njohur për peizazhet e tij marramendëse dhe qytete skenike bregdetare, ofron 2,000 aplikime për të pasur mundësinë që të merrni një pasaportë. Përsa i përket kostos, aplikantët duhet të investojnë një minimum prej 274,000 dollarë në këto projekte zhvillimi. Ata gjithashtu duhet të paguajnë një tarifë prej 100,000 euro për aplikim, i cili do të financojë rritjen në zonat e pazhvilluara.
“Në përgjithësi CIP tërheq individë nga vendet, pasaportat e të cilëve ofrojnë aftësi shumë të kufizuara për të udhëtuar, në vende të tilla si Kina, Rusia dhe vendet e Lindjes së Mesme,”- është shprehur për CNN, Nuri Katz, themeluesi i firmës ndërkombëtare këshilluese financiare Apex Capital Partners. “Shumica e individëve që bëjnë këto lloj investimesh janë sipërmarrës me vlerë të lartë neto prej rreth 2- 15 milion dollarë.”
Ky kuadër ligjor u mundëson të huajve të marrin pasaporta për të dhënë kontribute të mëdha financiare, zakonisht në zhvillimin e infrastrukturës ose në obligacione qeveritare. Koncepti filloi në 1984, kur St. Kitts dhe Nevis – një komb me dy ishuj në Karaibe – prezantuan CIP-in origjinal. Praktika u bë më e popullarizuar në vitin 2009, kur vendi filloi të tregtojë shumë mundësitë e tij.
“Ka shumë CIP në Karaibe, sepse ata thjesht kanë nevojë për para dhe nuk kanë shumë burime të tjera që mund t’i përdorin për të tërhequr investime të huaja direkte.”-thekson Katz.
Me kalimin e viteve, programe të tilla janë bërë më standarde në vendet e zhvilluara. Gjithashtu Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Mbretëria e Bashkuar ofrojnë versione të ndryshme, siç bëjnë disa vende në Europë. Austria, Antigua dhe Barbuda, Malta, Qipro dhe Dominica të gjitha në mënyrë aktive tregu, kanë versionet e CIPs, dhe Katz tha:
‘’Gjithnjë e më shumë vende po mendojnë të miratojnë programe të tilla. Për shembull, Xhorxhia dhe Kazakistani po punojnë për krijimin e programeve, dhe disa vende të tjera në Ballkan po i konsideron ato “. Në vitin 2017, Katz vlerësoi se rreth 5,000 njerëz në vit po fitonin shtetësi jashtë vendit përmes CIP-ve. Vetë Katz është një prej tyre.
Fillimisht një qytetar amerikan, saktësisht një sipërmarrës, fitoi nënshtetësi në Izrael dhe Kanada ku jetoi për periudha të gjata. Më vonë, ai fitoi nënshtetësi përmes një investimi në pasuritë e paluajtshme. Ai është gjithashtu një qytetar i Antigua, sepse bleu një shtëpi, ku tani ai banon me familjen e tij.
“Kur bleva shtëpinë, kuptova se arritja e nënshtetësisë ishte një vendim më i zgjuar sesa marrja e një leje qëndrimi që do të kërkonte rinovime të vazhdueshme. Mund të duket e lehtë të grumbullohen paratë dhe depozitat në pasaporta, por proceset rigoroze të aplikimit mund të zgjasin muaj – nëse jo vite.’’
Në mënyrë tipike, aplikantët do t’i nënshtrohen vlerësimeve të hollësishme financiare dhe kriminale për të siguruar që paratë janë fituar në mënyrë të ligjshme, përpara se të miratohet vendbanimi ose shtetësia. Ndoshta duket befasuese, por programi CIP i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është ndër më të vështirat për tu marrë. Aplikantët duhet të plotësojnë një kërkesë qëndrimi pesë-vjeçare përpara se të kenë të drejtë të aplikojnë për nënshtetësi, e cila jo nuk është e garantuar.
“Të gjitha kombësitë kanë të drejtë për programin e imigracionit të investitorëve në Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shumica e aplikantëve janë nga Kina, por mes tyre janë dhe shumë nga Irani, Nigeria, Rusia, Meksika dhe Egjipti”, thotë Katz.
CIP-të variojnë nga 100,000 dollarë në ishullin Dominica në minimumin prej 2.15 milion dollarë në Qipro – dhe pasaportat më të mira, për sa i përket lëvizjes, kanë tendencë të jenë më të shtrenjtat.
“Qiproja është ndër më të shtrenjtat për një numër të madh arsyesh, kjo sepse e drejta për të jetuar në Europë konsiderohet të ketë vlerë të lartë,” shpjegoi Katz.
“Për më tepër, investimi në Qipro është në pasuri të paluajtshme dhe ka një ndjenjë midis investitorëve që tregu i pasurive të patundshme në Qipro është me çmim të mirë dhe se investimi atje mund të çojë në përfitime më të mira njëkohësisht”
Kombi mesdhetar është gjithashtu i çmuar për qasjen e tij të lehtë në rezidencën e BE-së, pikërisht për shkak të kohës së përpunimit të shpejtë të procedurave dhe dokumentacionin relativisht të thjeshtë. Pasaportat e tjera të njohura përfshijnë Portugalinë, ku Programi i Vizave të Arta, të vendit siguron një leje qëndrimi dy-vjeçare dhe një rrugë të shpejtë për nënshtetësinë.
Për nënshtetasit amerikanë, një pasaportë e dytë mund të merret nëse një amerikan dëshiron të jetojë dhe të punojë në Europë. Amerikanët mund të mbajnë pasaporta të shumta, por nëse duan të shmangin taksat amerikane ose taksimin e dyfishtë, për ata që jetojnë jashtë, ata duhet të heqin dorë nga shtetësia e tyre.
“Shumë e shohin zhgënjyese që Amerika takson qytetarët e saj edhe nëse personi jeton jashtë vendit, duke e bërë atë një nga vetëm dy vendet që ta bëjë këtë”, tha Katz. “Marrja e një qytetarie alternative ju lejon të hiqni dorë nga shtetësia Amerikane dhe të ndaloni pagesën e taksave.”
Në të njëjtën mënyrë, familjet e pasura me një pasaportë kufizuese, si ajo e Lindjes së Mesme, për shembull, mund të zgjedhin të investojnë në një pasaportë nga Dominica në mënyrë që ata të mund të kursejnë kohë dhe të udhëtojnë botën më lirshëm. Ose ata mund ta konsiderojnë investimin një plan rezervë në rast të sanksioneve, luftës ose katastrofave natyrore.
“Konsiderohet disi si një politikë sigurimi midis shumë individëve me vlerë të lartë neto që besojnë në diversifikimin financiar, si dhe diversifikimin në drejtim të shtetësisë,” shton ai.
Ka disa të tjerë që thjesht mbledhin pasaporta si ata do të simbolizonin ndonjë status tjetër, si për shembull koleksionuesit e makinave apo personat që janë të apasionuar pas shisheve të verës.
“Kjo tregon se dikush ka arritur një nivel të caktuar financiar që i lejon ata të investojnë në një shtetësi të dytë,” tha Katz. “Ashtu si blerja e një makine të shtrenjtë, ajo shërben për një qëllim, por i vetmi grup me vlera të larta që nuk koleksionojnë pasaporta, janë miliarderët. Miliarderët zakonisht do të kujdesen për këto çështje kur ata janë akoma milionerë ‘’të thjeshtë “,tha Katz.
Kate Hooper, një analiste e politikës së bashkëpunimit në Programin Ndërkombëtar të Institutit të Politikave të Migracionit me qendër në Uashington, thotë se përzierja e këtyre programeve përfshin një angazhim të qeverisë për të gjetur burimet e të ardhurave.
“Me kalimin e viteve, ka pasur disa raste kur shtetësia u është dhënë njerëzve pa shqyrtim të duhur”. Një çështje tjetër, thotë ajo, është se CIP-të vendosin një çmim të qartë mbi të drejtat e qëndrimit.’’
Disa ekspertë shprehin gjithashtu shqetësimin për efektet anësore ekonomike dhe politike. George DeMartino, një profesor i ekonomisë dhe etikës ndërkombëtare në Universitetin e Denverit, sugjeroi që CIP-të mund të shkaktojnë efekte anësore të padëshiruara.
“Këto programe nuk sigurojnë një zgjidhje të favorshme për problemin e mungesës së kapitalit në vendet më të varfra,” tha DeMartino në një intervistë.’’
‘’Ekziston gjithashtu një problem potencialisht më serioz, i cili përfshin politikën. Programet si këto kërcënojnë të zvogëlojnë vëllazërinë politike duke i dhënë privilegje të veçanta tashmë të privilegjuarve,” shpjegoi DeMartino.
“Ata lejojnë ata që kanë më pak nevojë të migrojnë dhe të arrijnë nënshtetësinë në një vend të ri mundësinë më të madhe për ta bërë këtë, ndërsa ata që janë shumë më të dëshpëruar për të migruar, siç janë ata që përballen me rrethana të rënda ekonomike në shtëpi, janë plotësisht të përjashtuara nga përfitimet e këtyre programeve. Programet nuk janë shkaku i kësaj pabarazie, por ato e forcojnë atë “.(SCAN)