Të shtunën që lam pas, u përmbyll manifestimi i traditave kulture MÉDITÉRANIENNE e organizuar nga komuna e Lozanës në Zvicër.
Në këtë manifestim, u promovuan vlera të kulturës shqiptare, duke filluar nga arti, letërsia, turizmi dhe kulinaria.
Swiss Albania Event që udhëheqet nga zonja Aina Hoti, në një binjakëzim frytdhënës me Social Creativity që udhëheqet nga zonja Vlora Ademi në bashkëpunim me Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas që udhëheqet nga zonja Kadire Tahiraj, në kuadër të promovimit kulturor të Shqipërisë, është promovuar produkti artizanal, qafore – medaljon të punuar nga gratë, që janë vikatima të d.hunës s.eksuale gjatë kohës së luftës, apo sic janë quajtuar qaforet e rikthimit të shpresës.
“Përmes bashkëpunimeve të tilla, ne do të jemi zë i denjë i promovimit të vlerave kulturore, kudo ku jemi të mirëpritur. Jo më kot thonë “bashkimi bën fuqinë”, vetëm kështu mund të bëhemi zë i vlerave kulturore gjithandej.
Dhe kur iniciativa të tilla janë qëllimmira, nuk ka kufinj që na ndajnë për të shpërfaqë tek të tjerët traditën dhe kulturën e mirëfilltë.
Andaj, theks të veçantë do ti kushtohet punës dhe përkushtimit të grave nga QPDG, që ne sot na bëjnë krenarë me forcën dhe vullnetin e tyre.
Gjithmonë do t’i mbështesim në punën e tyre kaq të bukur! Bashkë, gjithmonë do të jemi jehonë e zërit të tyre!”, tha për albinfo.ch Aina Hoti.