Avokati Loren Liço ka reaguar lidhur me djegien e dy makinave gjatë mbrëmjes së djeshme në zonën e Vasil Shantos në Tiranë. Si filliim u raportua se një prej automjeteve ka qenë në pronësi të avokatit, por përdorej nga nëna e tij Arjana Liço, e cila është gjyqtare në Gjykatën e Tiranës. Por avokati Liço u shpreh se nuk është makina e tij.
Reagimi
I shqetesuar nga lajmet e shtremberuara qe shoh ne mediat tona, i falenderoj te gjithe dashamiret per interesimin e tyre dhe njekohesisht i kerkoj ndjese per kete shqetesim.
Automjeti qe shihni ne fotografi eshte automjeti qe media pretendon se eshte djegur duke nxjerre fotografi me flake etj.
Fatkeqesisht, ky automjet ka qene ngjitur me nje mjet qe i kane vendosur flaken me benxine, video te cilat i ka policia e shtetit.
Fatmiresisht sic e shihni, automjeti nuk ka pesuar asnje dem te dukshem apo te padukshem.
I ftoj mediat te pergenjeshtrojne kete lajm, dhe te vijne te shohin automjetin vete nga afer apo te me kontaktojne.
Respekte.
Loren Liço